Muhamed Sejdini: Përsëri të dielën do të jem në stadium

Sot në zyret e FFM-s ka mbajtur mbledhje komisioni disiplinor, por edhe përkundër të gjitha dëshmive që rrahja ndodhi para syve të kamerave dhe fotoaparateve, komisioni disiplinor nuk ka arritur të merr dëshmitë nga klubi i Vardarit, që me këtë rast ata të dielën do të luajnë ndeshjen me tifozë. Pa mbledhjes ka reaguar edhe nënkryetari i FFM-s, i cili ka thënë se edhe përkundër këtij vendimi, ai ka ftuar faktorin shqiptar që të jetë në ulëset e stadiumit për të përcjellë nga afër ndeshjen.

“Vendimi për masa ndëshkuese ndaj Vardarit nuk është marrë shkaku i mos deklarimit nga ana e tyre. Komisioni Disiplinor nuk mund të ndëshkojë askënd deri sa nuk merr deklaratë në afat kohor prej tre ditëve nga momenti i marrjes së njoftimit. Ky afat prej tre ditëve skadon të shtunën dhe për këto arsye ligjore marrja e vendimit është shtyrë për takimin e radhës të Komisionit Disiplinor të mërkurën e ardhshme. Mirëpo duke parë se të dielën pason ndeshje e rëndësishme ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës, unë i ftoj të gjithë, duke nisur nga kryetari i FFM-së deri te gjithë anëtarët e KD, posaçërisht faktorin shqiptar që në ndeshjen e radhës Vardari-Shkëndija të dielën të jemi prezent në stadium, për të parë prej së afërmi këtë takim. Qëllimi im është që të gjithë të angazhohemi për krijimin e kushteve të barabarta për të dyja palët për zhvillimin e një ndeshje korrekte në të cilën do të fitojë më i miri”, ka thënë nënkryetari i FFM-s, Muhamed Sejdini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button