Vardari i bën presion FFM-s, pretendon të kalojë pa dënim!

Skuadra e Vardarit po bën presion ndaj Federatës së futbollit të Maqedonisë, duke nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e të dielës me Shkëndijën, një ditë para mbledhjes së Komisionit të Disiplinës. Vardari është nën procedurë disiplinore për shkak të incidenteve në takimin e xhiros së 27-të të dielën e kaluar me Shkëndijën, kur tifozët e tyre sulmuan kryesinë e ekipit tetovar. Ky skandal pritet të rezultojë me dënim ndaj Vardarit dhe Komisioni Disiplinor ka caktuar mbledhje të premten në orën 11:00.

Nga skuadra e Vardarit kanë dalë me komunikatë ku sqarojnë se ndeshja është shpallur e rrezikut të lartë, kërkojnë nga tifozët e Shkëndijës të mos udhëtojnë drejt Shkupit pasi hyrja për ta do të jetë e ndaluar, ndërsa paralajmërojnë se biletat përsëri do të shiten me dokumente identifikimi. Në ndërkohë edhe shumë media sportive, e në mesin e tyre edhe portale kanë bërë të ditur se Vardari do të dënohet vetëm në të holla dhe se nuk pritet të ketë suspendim të stadiumit, e as ndeshje pa praninë e tifozëve.

Nga FFM nuk ka pasur askush që të përgjigjet për lajmet që po qarkullojnë në këto media, andaj pritet të mësohet nesër vendimi i Komisionit Disiplinor, ndërsa përveç gjobës me të holla, pritet minimum që ndeshja të luhet pa praninë e publikut. Por nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, atëherë si do të përgjigjen organet e FFM-s, se si sollën vendim aq të shpejtë dhe të prerë për dënimin që i dhanë skuadrës së FC Shkupi, duke e suspenduar terrenin e Çairit, ndërsa rrahjet e kryesisë së Shkëndijës të kalojnë vetëm në dënim në të holla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button