Canovski si dëmshpërblim e do godinën e VMRO-së

Fijat Canovski shprehet i bindur se drejtësia do të fitojë në rastin Kosmos, sidomos pas inicimit të procedurës së Speciales nën shifrën TNT, me të cilën akuzohen për shembje joligjore dhe revanshizëm politik ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit Mile Janakievski, njofton Alsat M.

Canovski do të kërkojë dëmshpërblim, mirëpo në keqardhje se paratë do t’i merr nga buxheti i shtetit, kërkoi që të akuzuarit t’ia shpaguajnë me ndërtesën e re të VMRO-DPMNE-së në qendër të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button