Shpërthim në Meksikë, tre të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Të paktën tre persona e humbën jetën dhe më shumë se njëqind janë plagosur në shpërthimin që ndodhi të mërkurën në uzinën petrokimike në kompaninë shtetërore të naftës Pemex në Meksikë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të gjithë 105 të plagosurit, duke përfshirë edhe 58 të punësuarit në Pemex janë në spital”, tha Javier Duarte, guvernator në Veracruz.

“Shpërthimi u ndje në një distancë prej dhjetë kilometrash, për çka janë evakuuar rreth 2.000 banorë të vendbanimeve fqinje. Procesi mësimor u pezullua në gjashtë komuna për shkak të rrezikut të përhapjes së kimikateve nga ajri”, tha ai.

Fabrika Coatzacoalcos, në bregdetin jugor të Gjirit të Meksikës, kryesisht prodhon sodë kaustike, një bazë të lartë kimike korrozive që përdoret nga shumë industri, dhe klorid vinyl, një kimikat i rrezikshëm që përdoret në prodhimin e PVC-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button