Shilegov: Ivanovi ta rregullojë marrëzinë

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, në emisionin “10 Minuta”, deklaroi se nëse presidenti e tërheq vendimin për falje, kjo do të ishte rregullimi i marrëzisë ligjore.

„Përderisa Ivanovi vendos të bëjë një hap të këtillë, kjo do të jetë rregullimi i marrëzisë ligjore dhe marrëzisë në përgjithësi që e ka bërë ai gjatë javës së kaluar dhe për shkak të së cilës u përshkallëzua kriza politike deri në atë masë. Janë të pashpjegueshme, për gjithkënd që është i arsyeshëm, jo vetë politikisht, por edhe në përgjithësi në jetë, këto hapa që i ndërmori Ivanovi“, u shpreh Petre Shilegov, Zëdhënës i LSDM.

Sipas Shilegovit, KSHZ – ja nuk ka gjetur forcë ta ndërrojë metodologjinë të cilën e ka sjellë për pastrimin e listës zgjedhore dhe shtoi se lista zgjedhore për momentin është rritur edhe për më shumë se 5 mijë persona ndër të cilët janë edhe banorët e Pustecit të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button