Asgjë e re në Ligën e Parë të Maqedonisë (Tabela)

Ka përfunduar java e 28-të, ku ekipet nikoqire nuk kanë lënë asnjë befasi dhe kanë shënuar sukses të plotë në të gjitha ndeshjet. Sigurisht se fitore më të vështirë ka shënuar Vardari ndaj Bregallnicës, duke vazhduar të mbajë diferencën e dy pikëve ndaj Shkëndijës. Shkëndija me sukses ka kaluar edhe një sfidë dhe derbi të madh, duke e mundur me rezultat 3:1 Rabotniçkin. Shkëndija mbetet ekipi i vetëm në kampionat që në këtë vit është e pamposhtur. Golin e parë për Shkëndijën e kishte shënuar Stenio Juniror në minutën e katërt, ndërsa më pas avantazhin e rriti golashënuesi më i mirë i kampionatit Besart Ibraimi. Rabotniçki mbeti me një futbollist më pak kur Siljanovski u ndëshkua me të kuq, ndërsa Bojan Najdenov ngushtoi epërsinë në 2:1. Por gjithçka vendosi në vend të vet Armend Alimi kur shënoi për rezultat 3:1.

Shkupi ka pësuar disfatë minimale nga Sileksi në Kratovë, duke u mundur me një gol të shënuar në pjesën e parë. Mbrojtja e Shkupit edhe pse ishte e sigurt, vetëm një herë dështoi para Filip Duranskit i cili realizu në minutën e 32-të. Shkupi në këtë ndeshje përsëri luajti me ekip të kombinuar, por që tu treguan se skuadra ka kualitet edhe pse shumica e tyre janë në moshë të re.

Vardari ka mundur Bregallnicën me rezultat 2:1. Golin e parë e shënoi shqiptari i vetëm i shkupjanëve, Jasir Asani, ndërsa më pas barazoi Gjorgji Tanushev. Por fitorja për qetësi të kuqezinjve erdhi në minutën e 62-të me golin e Aco Stojkov.

Renova e ka fituar edhe një Metalurgun, kësaj radhe me rezultat 3:1. Për Renovën shënoi i pari Lavdrim Asani, më pas Argjend  Gafuri dhe golin e tretë e shënoi Platin Imeri. Metalurgu shënoi një gol kur zbuti epërsinë e Renovës në 2:1 me autor Bllagoja Naumovski. Edhe Horizont Turnova pa probleme e mundi Mlladostin e fundit me rezultat të pastër 2:0. /Portalb.mk /

Tabelaqqqqq

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button