Skandal në Spitalin e Gjevgjelisë, selfie gjatë operimit

Një grup mjekësh kirurg, anesteziologë dhe ekipi tjetër ndihmës në spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli kanë marrë masa disiplinore pasi gjatë operimit të një pacienti, kanë bërë fotografi derisa pacienti qëndron i shtrirë dhe vërehet rrjedhje gjaku nga stomaku i tij, njofton Alsat M.

“Sipas ligjit për mbrojtje shëndetësore ( neni 186, pika 1) bëhet fjalë për kundërvajtje disiplinore për të cilën është ngritur procedurë disiplinore e duhur”, njoftojnë nga spitali i Gjevgjelisë.

Ky nuk është skandali i vetëm në këtë Spital. Pak kohë më parë një lehonë dhe foshnja humbën jetën. Dy anesteziologëve të këtij Spitali i u mor licenca pasi gjatë operimit të dy kishin qenë në gjendje të dehur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button