Lajmin e plotëson pala tjetër!

[Recension: Godet Osmani: Ja çka i thotë “Besës”]

Pala tjetër gjithnjë është me rëndësi. Për të plotësuar një artikull gazetaresk që ka qëllim të informojë publikun, fillimisht duhet që gazetari mos të raportojë duke anuar për njërën palë, pasi që kjo rrezikon që artikulli të marrë cilësinë e produktit propagandistik. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një lajm, të cilit i mungojnë disa elemente të gazetarisë profesinale.

Fillimisht, statusi i Osmanit në rrjetin social, nuk është i kuptueshëm për të gjitha shtresat. Prandaj, gazetari e ka për obligim që të zbërthejë atë që thuhet në rreshta si dhe mes tyre në statusin e zëdhënësit të BDI-së.

Së dyti, në tekst akuzohet njëra palë dhe vetë gazetari thotë se zëdhënësi ka goditur ashpër, mirëpo kjo për gazetarin nuk ka qenë arsye (e rëndësishme) për të kërkuar qëndrimin edhe të palës tjetër. Në raste si ky, gjithnjë është me rëndësi që të kërkohet pala tjetër, për të shpjeguar se si ka ardhur deri tek reagimi, si dhe për të dhënë me këtë një informacion shtesë në mënyrë kronologjike për epilogun.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka goditur ashpër Lëvzijen Besa, duke i quajtur naivitete idet e tyre për ridefnim të shtetit në presskoferneca dhe seminare në këto konsitlacione gjeostrategjike. Sipas tij është mosnjhoje elementare e politikës dhe naivitet i paprecedent politik, duke ju rikjtuar se ridefinim kishte në vitin 2001 ku pati kryengritje autoktone ushtarake të shqiptarëve dhe kur bota ishte uniplare dhe garantues i ridefinimit ishte perendimi, kurse Rusia ishte jashtë lojës

Godet Osmani Ja çka i thotë “Besës” screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Godet Osmani: Ja çka i thotë “Besës””
Data dhe koha e publikimit: 17.04.2016
Data e recensionit: 18.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Kemi përsëritur shumë herë, një sfond i mirë sjell një lajm të mirë. Në këtë artikull nuk është vlerësuar si e rëndësishme çështja e sfondit, i cili do t’i shpjegonte lexuesve se çfarë tha Lëvizja BESA që e detyroi zëdhënësin e BDI-së të dalë me qëndrim të tillë (jo)zyrtar.

“Të kërkosh ridefinim të shtetit në preskonferenca e në seminare, në këto konstelacione gjeostrategjike, është mosnjohje elementare e politikës dhe naivitet i paprecedent politik.
Duhet të kuptohet se ridefinimi i vitit 2001, kishte dy parakushte themelore:
1. Pati kryengryetje autoktone ushtarake të shqiptarëve (luftë e njohur ndërkombtarisht si më e pastër guerile)
2. Ridefinimi u bë në kohë kur bota ishte unipolare dhe garantues i ridefinimit ishte perendimi kurse Rusia ishte jashte lojës. Të kërkosh prishje të marveshjes së nëshkruar nga SHBA dhe BE në kushte të multipolaritetit në botë kur Rusia po kërkon të shtrin ndikimin në rajon dhe në çfardo situate do tenton të bëhet pjesë e ridefinimit, qoftë edhe pë qëllime folklorike të politikës ditore të bën të dukesh naiv ose instrument i dikujt”.

Atë që nuk është bërë në këtë tekst për lexuesit, na takon ta bëjmë ne. Reagimet dhe akuzat vijnë pas qëndrimit të palës së akuzuar në këtë tekst se, sipas tyre (Lëvizjes BESA), në të ardhmen kërkohet që të zbatohet Platforma e Ridefinimit, e cila përfshin formimin e qeverisë me ekspertë, punën pa pengesa të Prokurorisë Speciale dhe themelimin e Gjykatës Speciale.

Element tjetër që nuk shkon në këtë artikull është aspekti multimedial. Fotografia e bashkëngjitur në tekst nuk i takon portalit në fjalë. E njëjta është shkëputje nga emisioni “Rruga drejt…” në televizionin Alsat dhe autori apo redaksia me pa të drejtë e ka vendosur mbishkrimin “aktuale.mk”. Kjo përbën shkelje të Kodit etik dhe normave gazetareske dhe mbi gjitha të të drejtave të autorësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button