Mustafa: Reformat po japin rezultate konkrete në ekonomi

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka deklaruar  se reformat që ka ndërmarrë Qeveria të cilën e drejton po japin rezultate konkrete në ekonomi.

Këto komente ai i bëri gjatë hapjes së “Panairit 2016”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Ai  poashtu  tha se ky panair po merr përmasa gjithnjë e më të gjera dhe gjithnjë e më të diversifikuar në pikëpamje të pjesëmarrjes së firmave të ndryshme, por edhe të mallrave të cilat po prezantohen.

“Dëshiroj po ashtu të shpreh kënaqësinë e Qeverisë së  Republikës së Kosovës për bashkëpunimin që kemi pasur deri më tani me Odën Ekonomike të Kosovës, me asociacione të tjera të bizneseve, në ndërtimin e politikave ekonomike, dhe politikave fiskale, të cilat konsideroj se janë gjithnjë e më të pranueshme për biznesin dhe po japin rezultatet e tyre konkrete”, tha kryeministri.

Mustafa shtoi se  gjatë gjithë vitit të kaluar ka pas një bashkëpunim të afërt me bizneset.

“Kemi bërë disa reforma të rëndësishme sa i përket politikave fiskale të cilat në pikëpamje të deklarimit të bizneseve po shprehen pozitivisht në të bërit biznes dhe në një ambient krejtësisht më të mirë ekonomik sesa që kemi pasur deri më tash. Qeveria do të vazhdojë edhe më tutje me ndryshime, varësisht nga dialogu ynë dhe varësisht nga disponimi dhe kërkesat e bizneseve”shtoi numri një i Qeverisë, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button