U nënshkrua Memorandum për bashkëpunim  me Këshillin  Kombëtarë për barazi gjinore

Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Këshillin Kombëtarë  për barazi gjinore,  përfaqësuar nga kryetarja,  Savka Todorovska.

Qëllimi i nënshkrimit të  Memorandumit është që nëpërmjet  bashkëpunimit të ndërrsjellët  mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Kombëtarë,   të avancohet mbrojtja e grave  nga dhuna e bazuar gjinore  në përputhje me  standardet evropiane  me çka do të promovohet marrëdhënie  partneriteti  i institucioneve  të pushtetit qëndror dhe lokal  dhe shoqërisë civile.

Në kuadër  të këtij bashkëpunimi  parashikohen  trajnime për përfaqësuesit e institucioneve për të  rritur njohuritë e tyre për domethënien dhe nevojën për reagim  adekuat shoqëror kundër  dhunës së bazuar gjinore.

Njëkohësisht sipas Memorandumit do të realizohen  edhe aktivitete për avancimin e rregullativës ekzistuese ligjore dhe harmonizimin e të njëjëts  me standardet evropiane,  që do të mundësojë  mbrojtjen adekuate të grave  viktima të dhunës së bazuar gjinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button