Nuk bëhet lajmi vetëm nga një porosi SMS

[Recension: Drejtori i ndërmarrjes publike me kërcënime i detyron të punësuarit në kundërprotestë në Shkup]

Ky tekst është i njëanshëm, ndërsa dëshmitë dhe faktet e prezantuara në të nuk kanë bazë të qëndrueshme që e vë në pikëpyetje vërtetësinë e tij. Ai bazohet në një porosi SMS, me ç’rast krejtësisht injorohet pala e dytë në këtë ngjarje.

Директор на јавно претпријатие со закани ги тера вработените на контрапротест во Скопје А1онLinku deri te artikulli origjinal: Drejtori i ndërmarrjes publike me kërcënime i detyron të punësuarit në kundërprotestë në Shkup

Data dhe koha e publikimit: 15.04.2016

Data e recensionit: 19.04.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

E SIKUR TË PYETEJ DREJTORI?

Që në titullin e tekstit kemi informatë senzacionale, se drejtori i një ndërmarrjeje publike u është kërcënuar të punësuarve dhe i ka detyruar të shkojnë në kundërprotestë në Shkup. Si e tillë ajo nuk precizon asgjë, gjegjësisht nga titulli nuk mund të kuptohet se për cilën ndërmarrje publike bëhet fjalë dhe për cilin qytet.

Formulimet e njëjta të përgjithshme përdoren edhe në fillim të tekstit.

Qytetarët lajmërojnë për kërcënime dhe detyrime nga ana e drejtorëve lokal të ndërmarrjeve publike ndaj të punësuarve që të shkojnë në kundërprotesta në Shkup.

Diçka më konkrete kuptojmë në pargrafin e dytë.

Siç informojnë disa qytetarë nga Kriva Pallanka, sot drejtori i NP “Komunalec” nga ky qytet u ka dërguar porosi SMS të gjithë të punësuarve ku kërkon që të shkojnë në protestë.

Më në fund e kuptuam se bëhet fjalë për drejtorin e NP “Komunalec” nga Kriva Pallanka. Mirëpo, kur tashmë konkretizohen këto gjëra, ka mundur të shkruhet edhe emri i tij. Ajo që mungon në tekst është edhe deklarata e drejtorit, gjegjësisht tentimi për ta marrë qëndrimin e tij. Madje edhe sikur të ketë refuzuar të japë deklaratë, apo sikur të mos jetë përgjigjur aspak në thirrjet telefonike, kjo duhet të theksohet në artikull. Për shkak se porosia SMS që shihet në foografi nuk dëshmon asgjë. Nga vetë fotografia nuk mund të shihet se porosinë e ka dërguar drejtori i ndërmarrjes komunale, siç theksohet në artikull.

Kur kemi akuzë, është e rendit të dëgjohet edhe pala e akuzuar. E pa përfshirjen e saj në tekst, nuk mund të bëhet fjalë për produkt gazetaresk që është përgatitur në mënyrë korrekte dhe profesionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button