A u shkel rendi juridik në Maqedoni dhe kah po shkon ky shtet?

Në një periudhë kur po ndodhin trazira dhe protesta në vend, goditje dhe shkelje të mëdha kushtetuese, ne ende po flasim për një Rend Juridik. Rendi Juridik është pjesë e rendit shoqërorë i rregulluar sipas së drejtës, i cili në vete përmban normnën juridike e cila është rregull e sjelljes së njerëzve e sanskionuar nga ana e shtetit. Rendi juridik përbëhet prej dy elementeve, atij normativ dhe faktik. Çfarë dua të them me këtë, dua të them se në shtetin tonë nuk mund të flasim për një sistem të ligjshmërisë dhe për një Rend Juridik i cili nuk e ka elementin faktik sepse arsyeja se pse e them këtë është se, është duke u devalvuar sistemi juridik, është duke dalur nga binarët dhe janë shkelur parimet themelore të ligjshmërisë dhe kushtetuetshmërisë së funksionimit të shtetit. Ndodhitë e fundit dhe ngjarjet që po i përjeton Republika e Maqedonisë, shumë rëndë kapërdihen nga populli dhe gjithcka shkon në dëm të këtij populli të shkretë i cili për çdo ditë po ngrihet me shpresë për një të nesërme më të ndritshme dhe më të mirë. Si mund Kryetari i Kuvendit të flet për kushtetutshëri dhe ligjshmëri , kur vet ai ishte shkelësi i Rregullores dhe i Kushtetutës, me vendimin për shpërbërjen e Kuvendit me 18 janar, edhe pse u pru ai vendim për shpërbërje , përsëri Kuvendi vazhdoi me punën, praktik e cila për së pari herë u aplikua në R. e Maqedonisë pas pavarësisë së vendit, pastaj i cili vendim u ndryshua me 24 shkurt dhe u shtyj shpërbërja deri më 7 prill dhe kështu në këto raste konstatohet shkeleje dhe godtije ndaj Kushtetutës së vendit . Ai ishte ky Kryetar i cili shkeli edhe Rregulloren e Kuvendit përkatësisht nenin 219 dhe 220 ku thuhet: në ato raste kur Kryetarit të Kuvendit nëpërmjet Kryetarit të Qeverisë i deponohet ndonje dorëheqje e ndonjë anëtari të Qeverisë, atëherë Kryetari i Kuvendit duhet që në seancën e parë të radhës pa hapur diskutim ta miraton atë dorëheqje. Kjo nuk ndodhi , dorëheqjet e Misnitrave Teknik ende qëndrojnë pezull të deponuara në zyrat e Kuvendit. A nuk është kjo shkelje i nderuar Kryetar i Kuvendit ? Pasi nuk u miratua dorëheqja e ministrave në fjalë , ato ende de jure janë ministra të asaj Qeverie Teknike e cila buroi nga një marëveshje politike e nënshkruar nga katër liderët e partive politike më të mëdha në vend dhe e ndërmjetësuar nga funskionarë të lartë të Bashkimit Evropian, ndërsa këtyre ministarve nga Kryeministri aktual dhe Qeveria, me vendime të paligjshme dhe me shkelje të ligjit për Qeveri dhe Rregullores së punës së Qeverisë, iu meren kompetencat , me çrast po varroset marrëveshja e Përzhinos dhe funskionimi i kësaj qeverie teknike po bëhet NUL. Kur një Kryetar Shteti abolon dhe ndërpret një numër të madh të procedurave gjyqësore duke u thirur mbi baza jo ligjore, në një ‘’nen’’ të ligjit për falje të vitit 1993, i cili ‘’nen’’ është shlyer nga ligji për falje i vitit 2009, dhe me automatizëm ai nen bëhet ‘’normë e vdekur’’,mundësin dhe kompetencën për ta ringjallur nenin e shlyer nga ligji e ka Ligjvënësi me prurjen e një ligji të ri. Gjykata Kushtetuese nuk mund ta kthen në jetë normën e shlyer, kjo është punë që i takon Kuvendit. Këto procedura u ngritën nga Prokuroria Publike Speciale për persona të komprometuar, të cilët persona dyshohen për kriminalitet, ende pa e ditur vendimin gjyqësorë përnjëherë u aboluan nga Kryetari i Shtetit. A mund të flasim për ligjshmëri dhe funksionim të së drejtës këtu. Një kryetar i cili qorton dhe nuk i pranon në takim funksionarë dhe përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian , aleatë dhe miqtë tanë të cilët i dhanë suport dhe ndihmë këtij shteti sa herë që kishte nevojë dhe me qëllim nuk ia morën rekomandimin që ti japin kurajo dhe mundësi që ti bëj reformat e duhura në fusha të caktuara. ÇFARË qëllimi ka ky Kryetar shteti ? Kjo ngelet enigmë ! Sytë e tij me sa duket shohin kah Lindja dhe jo kah Perendimi. Së këndejmi me këtë që e ceka më lartë, si magjistër i lëmisë Kushtetuese dua të them se pas gjitha këtyre shkeljeve të rendit , ligjit dhe kushtetutës, nuk do të ishte anti kushtetuese por do të ishte në interes të Shtetit dhe në interes të qytetarëve , që edhe pas shpërbërjes së Kuvendit , përsëri të mblidhet Kuvendi dhe të ngre procedurë për verifikimin e përgjegjësisë së Presidentit të Republikës deri tek Gjykata Kushtetuese dhe në të njejtën seancë të prolongohet data e zgjedhjeve deri në një kohë të pa caktuar apo më mirë thenë deri sa të përmbushen kushtet e volitshme për mabrëvajtjen FER dhe DEMOKRATIKE të tyre. Për përmbushjen e këtyre kushteve dhe për vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në vend , këtë mund ta bëj vetëm një Qeveri e Ekspertëve, ku në të duhet të bejnë pjesë vetëm Ekspert të pastër , jo njerëz të infiltruar me pikpamje politike. Kjo qeveri duhet të ket një mandat të caktuar, e cila do t’i krijojë të gjitha kushtet e nevojshme për zgjedhje dhe do ta kthej besueshmërinë e qytetarëve ndaj institucioneve. Besoj që shumica e analistëve dhe personave neutral qe ia duan të mirën këtij vendi janë të mendimit për formimin e një Qeverie të Ekspertëve dhe i bëj thirje Aleatëve tanë ndërkombëtarë SHBA-ve dhe Bashkimit Europian që të ndërmarin hapat e duhur për sa i përket kësaj kërkese më se të nevojshme për Shtetin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button