GDOM të enjtën në protestë përpara Kuvendit

Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë (GDOM), të enjten do të organizojë protestë përpara Kuvendit të Maqedonisë në të cilën do të kërkojë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 5 qershor, sepse sipas tyre, ajo është e vetmja mënyrë për dalje nga kriza që e ka kapluar vendin, njofton Portalb.

Javën e kaluar GDOM, ka organizuar disa protesta përpara selisë së LSDM-së në Shkup, por janë ndaluar pasi që, ashtu siç kanë thënë qëllimi i tyre është arritur në çastin që Veljanovski i ka nënshkruar zgjedhjet dhe KSHZ ka thënë që Lista Zgjedhore është pastruar.

Megjithatë, dje GDOM ka mbajtur tubime në Shtip, Manastir dhe Veles.

GDOM është iniciativë e disa figurave publike maqedonase nga fusha të ndryshme, të cilët dalin në mbrojtje dhe favorizojnë politikat e pushtetit aktual, së fundmi organizuan “kundër protesta”. Pjesë të kësaj iniciative janë edhe figurat kontraverse si aktori Toni Mihajllovski dhe gazetari Milenko Nedellkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button