Avokati i popullit kërkon të tërhiqet vendimi për ndryshimin e afateve për maturën shtetërore

Avokati i popullit sot ka reaguar në vendimin për ndryshim të afateve për dhënien e maturës shtetërore dhe i bëri thirrje ministrit të Arsimit dhe Shkencës ta tërheq vendimin.

Në kumtesën e Avokatit të popullit thuhet se vendimi nuk është në pajtim me Ligjin për arsimin e mesëm dhe me aktet nënligjore është në kundërshtim me Konventën për të drejtat e fëmijës.

“Sipas avokatit të popullit, ndryshimi i afatit për dhënien e maturës shtetërore nga 4 qershori deri më 28 maj, në kushte kur mësimi i rregullt  për maturantët përfundon më 20 maj,  paraqet shkelje të ashpër të të drejtave të nxënësve,  të cilëve jashtëzakonisht u shkurtohet koha për përgatitje të dhënies së këtij provimi, me çka edhe njëherë konfirmohet se aspak nuk mbahet llogari nëse ndryshimi negativisht do të ndikojë në arsimimin e mëtutjeshëm të nxënësit,  nëse merret parasysh se vlerësimet e maturës shtetërore  në mënyrë të konsiderueshme ndikojnë në suksesin e nxënësit, e me atë edhe marrjen e pikëve për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në kumtesë.

Avokati i popullit konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk duhet të ndikojë në arsimimin e nxënësve, as të jetë arsye për ndryshim të afateve për dhënien e maturës shtetërore.

Nga zyra e avokatit të popullit reagojnë edhe për shkak të asaj që nxënësit nuk janë pyetur për këtë vendim, as nuk është kërkuar mendimi i tyre, edhe pse, siç thuhet në kumtesë, bëhet fjalë për aktivitet i cili drejtpëdrejtë reflektohet në vetë ata dhe arsimimin e tyre të mëtutjeshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button