“Maqedonia në këmbë, regjimi i gjunjëzuar”

Nga #Protestoj kanë paraqitur katër kërkesa të reja: Gjykata Kushtetuese të sqarohet për kushtetutshmërinë e ligjit për Prokurorinë Speciale Publike, të formohet departament i Gjykatës Speciale, Qeveri Kalimtare dhe në bisedimet të kyçen edhe organizatat qytetare, shkruan DW, transmeton Portalb.

Vula të kuqe dhe të kaltërta nga revolti i qytetarëve, përsëri e kanë “zbukuruar” Portën Triumfale në Shkup, e cila disa net me rend e absorbon pakënaqësinë e shumave milionëshe të mjeteve të harxhuara për projektin neoklasik “Shkupi 2014”. Dhe nuk ishte e vetmja që u ngjyros. Sy të kuq mori edhe përmendorja e luanit në fontanën e sheshit Maqedonia ku është i vendosur përmendorja e Aleksandrit të, ndërkaq në ujin e fontanës është hedhur detergjent i cili më pas nxori shkumë mbi ujin. Në të kuqe dhe  në të kaltër u ngjyros edhe fasada e Ministrisë së Kulturës, por edhe policët mbrojtës që ishin në kordonin përpara saj.

“Qytetarët inkurajohen. Çdo ditë, gjithnjë e më shumë po vazhdon të rritet “lumi” nëpër rrugët”, komenton një student i Fakultetit Ekonomik, i cili thotë se çdo natë është prezent në protesta dhe e ndjen dallimin. Në rrjetet sociale mbizotëron kënaqësia nga zgjimi i qytetarëve, transmeton Portalb.

“Maqedonia është në këmbë, regjimi është i gjunjëzuar”, Nikolla, a e sheh se sa “të do” popullore?”, “Nikolla, është koha që të paralajmërosh investim – në dorëheqjen tënde”, këto janë vetëm disa nga porositë e qytetarëve. Disa në mënyrë retorike shkruajnë “Gjyshe, pse luani ka sytë e kuq?”, transmeton Portalb.

Protesta e djeshme ishte më masivja. Edhe këtë herë protestuesit nga objekti i PSP-së, kanë shkuar në drejtim të Kuvendit të Maqedonisë, ndërkaq më pas nëpërmjet sheshit “Maqedonia”, kanë shkuar te Ministria e Kulturës.

“Dorëheqje”, “nuk a drejtësi, nuk ka paqe”, “Nikolla në robëri”, “do të fitojmë”, këto kanë qenë vetëm disa nga thirrjet e protestuesve, që njëkohësisht kanë shkruar edhe grafitë nëpër lokacionet e ndryshme të Shkupit.

Në protestën e djeshme, për dallim, i janë bashkangjitur edhe Lëvizja Besa dhe partia Uniteti, në të cilën u panë dhe funksionarë të lartë të këtyre partive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button