Propaganda partiake nuk i ka hije gazetarit!

[Recension: Pasi u shpallën zgjedhjet, reforma në listat e BDI-së. Deputet jo nëse ke qenë dy mandate]

Gjithnjë e më tepër duhet t’i kujtojmë publikut se vetë ata japin vlerësim, ndërsa gazetari është thjeshtë vetëm për të informuar. Pavarësisht se për çfarë çështje raportohet, gazetari asnjëherë nuk guxon të përfshihet nga emocionet dhe të njëjtat të ndikojnë tek ai që më pas të raportojë njëanshëm dhe të përfundojë si propagandues i një platforme, të një subjekti politik.

Në rastin konkret kemi të bëjmë me një tekst, i cili shfrytëzon një deklaratë anonime, duke u thirrur në burim brendapartiak. Kjo është krejtësisht në rregull! Gazetari ka të drejtë të thirret në burime anonime dhe të shfrytëzojë burime brendapartiake.

Siç mëson portali TetovaSot nga burime të brendshme partiake Ahmeti nuk do të lejojë më që deputetët në mandatin e tretë. “Asnjë kandidat nuk do të jetë në listë i cili ka qenë më shumë se dy mandate deputet, ka shanca që edhe ata që kanë qenë një here dhe nuk kanë qenë të zëshëm dhe nuk ka folur asnjëherë në foltore nuk do të kenë shansin të ulen sërish në këto kolltuke” thonë për TetovaSot burime të brendshme partiake.

Pasi u shpallën zgjdhjet reforma në listat e BDI së screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Pasi u shpallën zgjdhjet, reforma në listat e BDI-së. Deputet jo nëse ke qenë dy mandate”
Data dhe koha e publikimit: 15.04.2016
Data e recensionit: 15.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Pasuesi në vazhdim është propagandë klasike me elemente komentimi (pozitive) në favor të një subjekti. Këtu vërehet anshmëri e gazetarit dhe vlerësim që ai nuk ka të drejtë ta japë. “Freski e shkëlqyer” apo cilësime dhe reflektime të këtij lloji, nuk janë elemente dhe qëndrime që i takojnë gazetarit kur shkruan në rubrikën e lajmeve. Për t’i mundësuar një gjë të tillë lexuesit dhe për të vlerësuar “freskimet” në BDI, i nëvojshëm është qëndrimi i liderit, apo edhe zëdhënësit të partisë ose zyrtarëve tjerë të lartë, i analistëve të shquar politikë…Fakti që gazetari në këtë rast nuk ka kërkuar qëndrim nga asnjëri prej të lartëpërmendurve, nënkupton që ai ka ndërhyrë në veprime jashtë rregullave të profesionit.

“Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinfomrimi dhe manipulimin me publikun”.

“Çdo lloj publikimi komercial, si dhe propagandë politike që nuk janë të veçuara sakt vlerësohen si shkelje e rëndë e standardeve profesionale”.

“Me reklamim të maskuar nënkuptohen të gjitha përmbajtjet propaganduese, të cilat në formën e tyre dhe mënyrën e përgaditjes i ngjajnë tesktit autentik gazetaresk, ashtu që lexuesi/shikuesi nuk mund ta dallojë funksionin e tij propagandues nga përmbajtja gazetareske”.

Lista e deputetëve do të jetë një freski e shkëlqyer që do të reflektojë edhe në hapjen e partisë ku shumë figura të njohura intelektualësh do të kenë shansin që të jenë pjesë e proceseve reformuese në BDI.
Me këtë siç thonë nga këto burime BDI-ja do ta rikthej imazhin e fuqishëm në elektorat dhe do të arrijë që sërish të fitojë zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 5 qershor./TetovaSot/

Përveç tekstit, i cili është propagandues, si dhe asaj që në të shumtën e rasteve gazetari në vend që të citojë burimin brendapartiak ka vënë qëndrime personale si fakte, edhe titulli është i pakuptimtë. Gjithnjë duhet bazuar në faktin se titulli duhet të korrespondojë me përmbajtjen e tekstit, e cila duhet të dëshmojë atë që është thënë në titull, me fakte, me qasje gjithpërfshirëse, e jo me lavdërata ndaj subjektit politik.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button