Han: Jemi të shqetësuar për gjendjen në të cilën janë mediat në Maqedoni

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, vlerëson se liria e mediave është dhe do të mbetet një ndër prioritetet kryesore të agjendës së reformave të Komisionit Evropian në bashkëpunim me Maqedoninë në kuadër të marrëveshjes për stabilizim dhe asocim, njofton Portalb.

Këtë eurokomesari Han e ka theksuar në marrëveshjen në letër të presidentit të Federalizimit të Gazetarëve, Mogens Bjergard, ndaj së cilës në shkurt, me kërkesë të SHGM-së ka insistuar nga Komisioni Evropian të angazhohet më shumë për reformat në media në Maqedoni, si parakusht për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe kredibile në Maqedoni.

Në kumtesën e SHGM-së thuhet se eurokomesari Han, thotë se liria e shprehjes është njëra ndër fushat që janë në listën e prioriteteve urgjente të përgatitura nga Komisioni Evropian pas publikimit të skandalit me përgjimet.

Komesari Han, rikujton se Komisioni Evropian vazhdimisht e ka kritikuar mospasjen e balancimit dhe pavarësisë politike gjatë raportimit në servisin publik, mospasje transparencë për reklamimin e  pushtetit dhe qasje të papengueshme të gazetarëve në informata të karakterit publik, transmeton Portalb.

Ai thotë se Komisioni Evropian vazhdimisht e ndjekë situatën me liritë e shprehjes, ndërkaq në raportin vjetor ka shprehur shqetësim serioz për kulturën mediatike dhe ambientin mediatik në Maqedoni në të cilën punojnë mediat.

“Në të gjitha kontaktet, vazhdimisht kemi theksuar se e drejta e mediumeve që të raportojnë informacione dhe ideja nga karakteri publik dhe e drejta që publiku t’i merr ato, nuk guxon që të mbulohet nëpërmjet ndikimit politik ndaj politikës redaktuese dhe ndaj punës së gazetarëve, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, thekson Han në letrën, transmeton Portalb.

Sipas tij, për tejkalimin e problemeve aktuale në lidhje me mediat është e duhur vullnet politik nga institucionet shtetërore, legjislacionin ekzistues ta zbatojnë ashtu siç duhet.

“Për atë ne vazhdojmë që t’i inkurajojmë të gjithë liderët politik që të kontribuojnë për ambient të shëndoshë mediatik që është kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të besueshme”, vlerëson Han. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button