“110 të arrestuar pas protestave në Egjipt”

Organizata Joqeverirtare “Fronti për Mbrojtjen e Demonstruesve në Egjipt” ka njoftuar se autoritetet e Egjiptit kanë arrestuar të premten 110 persona të cilët kishin shprehur revoltën e tyre kundër vendimit të fundit të Kajros zyrtare që të heqë dorë nga dy ishuj në Detin e Kuq, për t’ia kaluar në administrim Arabisë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e OJQ-së, theksohet se 110 persona, përfshirë avokatë janë arrestuar gjatë demonstrative në tetë provinca të ndryshme të vendit, ndërkohë që burime brenda policisë kanë pohuar për të përditshmen Al-Ahram se forcat e sigurisë kanë arrestuar rreth 100 persona.

Demonstratat janë mbajtur për të protestuar kundër marrëveshjes detare të nënshkruar javën e kaluar mes Kajros dhe Riadit sipas së cilës ishujt e Detit të Kuq, Sanafir dhe Tiran, që katër dekada janë konsideruar si pronë e Egjiptit kanë kaluar në ujërat territoriale saudite.

Të premten, mijëra egjiptianë u mblodhën jashtë selisë të Sindikatës së Gazetarëve në Kajro, dhe në pjesë të tjera të kryeqytetit si dhe në disa provinca për të protestuar kundër asaj që ata e përshkruan si “dorëzimi i dy ishujve në duart e padronit të pasur me naftë”.

Protestuesit mes tjerash kërkuan që presidenti egjiptian i ardhur në pushtet me grusht shtet Abdel Fattah al-Sisi të japë dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button