Shpat Kasapi i rikthehet historisë së vjetër: a pati marrëdhënie intime Afërdita me Di Caprion?

Këngëtari nga Maqedonia, Shpat Kasapi, është vënë sërish në qendër të mediave për një deklaratë të bërë së fundi në një program televiziv. Në intervistën përballë moderatores së njohur Elita Rudi (e cila do të publikohet e plotë pas pak orësh), Shpati nuk është anashkaluar as këtë herë për ish-partneren e tij, modelen Afërdita Dreshaj. Ndërsa është pyetur për arsyen e ndarjes me të, Shpati nuk ka pohuar atë që është diskutuar mjaft në media gjatë këtyre kohëve – marrëdhënien e Afërditës me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio.

Këngëtari nga Shkupi ka zbuluar se Afërdita e ka tradhtuar gjatë romancës së tyre me aktorin hollivudian, Leonardo DiCaprio. Megjithatë, ai refuzon të pranojë se modelja ka pasur marrëdhënie intime me të, ndaj edhe për pyetjen nëse kaloi një ditë në dhomën private me aktorin amerikan, Shpati ka pohuar se këngëtarja shqiptare nuk ka shkuar në shtrat me DiCaprion. “Unë mendoj që jo. Se e di”,- ka thënë këngëtari shkupjan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button