Anketë: Ja sa përqind e qytetarëve nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit

53 % nga qytetarët nuk planifikojnë që të votojnë me 5 qershor, 32 % do të dalin në votime, ndërsa 15 % ende nuk e dinë.

Deri te informacione të këtilla ka arritur agjencia Faktor Plus gjatë anketës me telefonat të realizuar në 1.200 të anketuar. Në pyetjen se pse nuk do të votoni, 42 % prej tyre janë përgjigjur se do t`i bojkotojnë zgjedhjet, 21 % se nuk kanë për kë të votojnë, ndërsa 37 % kanë përmendur ndonjë arsye tjetër.

75 % vlerësojnë se shoqëria është në një krizë të thellë politike, 53 % mendojnë se për momentin nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, 60 % mendojnë se liria e medieve është në nivelin e njëjtë qysh para tre muajve, ndërsa 47 % mendojnë se Lista Zgjedhore nuk mundëson zgjedhje të lira.

80 % e të anketuarve nuk pajtohen me vendimin e presidentit Ivanov që t`i fal të gjithë politikanët kundër të cilëve janë nisur hetime përballë 14 % që pajtohen, ndërsa 73 % kanë shprehur besimin se tentimi i tij ka qenë që ti mbroj politikanët nga pushteti.

Anketa është e realizuar nga 11 deri me 14 prill të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button