Debat: Diploma të blera, plagjiat, korrupsion në arsimin e lartë

Nepotizmi, plagjiati, diploma të blera të funksionarëve shtetëror dhe forma të ndryshme të korrupsionit janë vetëm pjesë e problemeve që studentët përballen gjatë studimeve të tyre. Për korrupsionin në shkollimin e lartë dhe pasojat afatgjate që i lë në fuqinë e tregut, dje është diskutuar në debatin publik të organizuar nga Forumi Arsimor Rinor, në kuadër të Panairit të arsimit të lartë, transmeton Portalb.

Në Maqedoni nuk ka hulumtim në kontinuitet për korrupsionin në arsimin e lartë dhe angazhim nga institucionet kompetente të arsimit të lartë që ta ndjekin këtë problem, ka thënë Aleksandra Zhivkoviq nga MOF.

Siç thekson ajo, deri më tani ka vetëm një hulumtim për perceptimin e studentëve në lidhje me korrupsionin në fakultetet e tyre, i bërë në vitin 2012.

Gjithashtu, siç shton ajo, ka profesorë që marrin para për t’ua dhënë provimin ose për t’u dhënë pikë më tepër, apo ka raste edhe kur profesori ndonjë student e ka familjarë dhe e kalon pa mësuar.

Zhivkoviq, shtoi se është gjithnjë e më i hetuar edhe problemi i plagjiaturës, që sipas hulumtimit në vitin 2012, studentët, përveç që vet kanë bërë plagjiaturë, ata i kanë identifikuar edhe punimet e tyre në librat e profesorëve, transmeton Portalb.

Ana Janevska-Daneva nga “Transparencë Maqedoni”, tha se problemi më i madh është zgjedhjet për qëndrimin e profesorëve dhe vendosjen e tyre nëpër komisione të ndryshme qeveritare për të cilat marrin honorarë.

Janevska-Daneva, shtoi se Këshilli për Akreditim i cili e votoi hapjen e universitetit të ri pa elaborat. Sipas saj, ka profesorë që i shkelin të gjitha normat dhe kompetencat e tyre juridike, që siç shton ajo, duhet të përgjigjen për këtë.

Sipas saj, ka një numër të konsiderueshëm të diplomave të dyshuara të disa anëtarëve të partive.

Debatin e plotë, mund ta lexoni këtu: Debat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button