“Le të vazhdojë buzëqeshja”, OH Kalliri i Mirësisë e filloi “Javën e Jetimit” (FOTO)

Fëmijët jetim bashkë me familjarët e tyre, përfaqësuesit nga OH “Kalliri Mirësisë”, përfaqësues nga organizata humanitare IHH nga Turqia, përfaqësues nga Shqipëria Kosova dhe Mali i zi, sot e vizituan
Komunën e Çairit, ku edhe u hap zyrtarisht aktiviteti i Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, me 12986623_1032191196851366_1400166706_omoton “ le të vazhdojë buzëqeshja”, raporton Portalb.mk.

Fëmijët në vizitën e sotme i vizituan të gjitha departamentet e komunës, ndërkaq në sallën konferenciale të Komunës u mbajt një takim mes tyre dhe përfaqësuesve të organizatorëve, Komunës, organizatave të ndryshme humanitare nga Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i zi.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, fëmijëve ju dëshiroj mirëseardhje, duke ju dëshiruar që gjatë kësaj jave të kalojnë mirë në të gjitha vendet të cilat do t’i vizitojnë.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti

“Ne si institucion nëpërmjet OH “Kalliri i Mirësisë” jemi më afër jush. Uroj që të kaloni mirë gjatë kësaj jave kudo që të shkoni. E përshëndes këtë aktivitet  dhe ne si komunë gjithmonë jemi të gatshëm t’i mbështesim organizimet e tilla”, tha Mexhiti.

Kryetari i OH “Kalliri i Mirësisë”, Rufat Sherifi, tha se fëmijët jetim janë ata që më së shumti meritojnë të buzëqeshin dhe porositi që nuk duhet vetëm këto ditë të kujtohen këta fëmijë, por duhet të punohet gjatë tërë vitin, transmeton Portalb.mk.

“Buzëqeshja e tyre reflekton pozitivisht te ne. Nëse dikush meriton më së shumti buzëqeshje, janë këta fëmijë. S’duhet që vetëm këto ditë të punojmë për ta, ne duhet gjatë tërë vitin të angazhohemi që këto fëmijë të jenë të rehatshëm”, tha Sherifi.

Anëtari i kryesisë së Organizatës Humanitare nga Turqia që i përkrahë dhe ndihmon jetimët në 45 shtete të botës “IHH”, Xhihad Gokdemir, tha se t’i ndihmosh fëmijët është kënaqësi në aspektin njerëzor, por edhe në aspektin fetar-islam.

“Të punosh me jetimët është kënaqësi nga njëra anë në aspektin njerëzor, ndërkaq nga tjetra nga aspekti fetar-islam. Në si organizatë i mbështesim mbi 80.000 jetimë në 45 shtete të botës. Me kërkesë të organizatës sonë në konferencën islamike kemi kërkuar që dita e 15 e ramazanit të jetë dita e jetimit, kjo kërkesë është pranuar dhe si të tillë e ka njohur edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)”, tha Gokdemir.

13016639_1032206880183131_156351520_o

Aktiviteti “Java e jetimit” do të vazhdojë deri më 20 prill, ndërkaq në agjendën e organizatës “Kalliri i Mirësisë”, parashihet që fëmijët jetimë, të shëtiten në Shkup, më pas, në ditët në vijim do të pasojë dhe ekskursioni dyditor, në të cilin fëmijët do t’i vizitojnë qytetet e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Ohrit dhe Strugës. /Portalb.mk

Agjendën e plotë të aktiviteteve mund ta shikoni në fotografinë e mëposhtme:

untitled

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button