Ristovska: Ivanov shkeli nderin e prokurorëve special

Ivanov nuk na ka konsultuar, e ne as që kemi kërkuar nga ai. Ne nuk kemi dhënë asnjë informacion në lidhje me emrat që janë përfshirë në procedurat tona. Deri tani kemi informuar opinionin se parahetimi është i fshehtë. Prandaj, ne nuk mund t’i komentojmë emrat që janë aboluar nga Ivanov. Kështu ka komentuar vendimin e fundit të kryetarit Gjorge Ivanov prokurorja speciale Lençe Ristovska, raporton Portalb.

Ajo ka pranuar se është e vërtetë se janë aboluar edhe prokurorë special. Këtë akt Ristovska e ka cilësuar si shkelje të të drejtave të prokurorëve special.

“Abolimet nuk i pranojmë. Me këtë akt presidenti ka prekur nderin e tyre”, tha Ristovska.

Ristovska zotohet se PSP do të vazhdojë me procedurat e nisura dhe se do ta respektojnë procedurën parahetimore.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që kanë fakte të lidhura me procedurat që ne i kemi ngre të drejtohen në institucionin tone”, porositi Ristovska./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button