Debat shkencoro-letrat “Tirana – Prishtina – Shkupi gjithnjë e më afër!”

 

Në kuadër të ditëve të Panairit të Librit në Shkup, Sh.B Toena, Komuna Çair, ITKSh dhe Libraria e Çarshisë organizuan një debat shkencoro-Letrar

Në këtë bashkëbisedim morrën pjesë Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Muzafer Korkuti, Akadamiku Rexhep Qosja dhe drejtori i ITKSHSH  Skender Asani, si dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Fatmir Toçi.

Gjatë debatit u hap një diskutim mjaft i thellë rreth bashkëpunimit akademiko – shkencor, sfidave që has ky bashkëpunim, problemet dhe mundësitë për të avancuar këtë bashkëpunim.

Asani theksoi rëndësi e nënshkrimit të marrëveshjes mes IKTSH dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që ndodhi sot. Ai potencoi mundësitë që hap kjo marrëveshje, për teë lehtësuar dhe mundësuar sa më shumë lëvizje shkencore në relaconin Tiranë-Shkup.

Poashtu ai theksoi rëndësinë historike të momentit që po inicohet ky bashkëpunim.

Toçi, i cili një herit është dhe inicues i iniciativave për të rritur bashkëpunimin ndër-shqiptar institucional, hodhi një shikim mbi politikat që shteti shqiptar ka zbatuar dhe po vazhdon të zbatojë. Sidomos duke theksuar arritjen historike të përpilimit të teksteve shkollore të përbashkëta mes Shqipërisë, Kosovës dhe mundësinë që këto tekste të unifikohen dhe me shqiptarët në Maqedoni.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë  Kërkuti elaboroi për qasjen pozitive ndaj këtij bashkëpunimi që nga fillimi dhe për mbështetjen që institucioni që drejton ai do tia jep Shqiptarëve të Maqedonisë.

Sigurisht që interes të madh në këtë debat krijoi dhe prezantimi i akademikut Qosja. Si gjtihmonë ai inkurajoi fuqimisht që kjo iniciativë e bashkëpunimit të jep frytat sa më shpejt sepse koha po lëviz me dinamikë shumë të shpejtuar, por shkenca dhe kultura nuk marrë kohën e vet për ta thënë fjalën e vet në formë sa më të përmbajtur shkencëtarisht.

Në këtë ngjarje morrën pjese personalitete të shquara të jetës kulturore dhe shkencore të shqiptarëve.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni  Hysa poashtu inkurajoi shumë iniciativat e atilla pasi dhe vet ai është një nga anëtarët e Institutit Albanologjik të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button