Zaev u takua me presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev bashkë me nënkryetaren e Radmilla Sheqerinska janë takuar me presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Kolinda Grabar-Kitaroviq. Në takim gjithashtu kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Branko Rakovec dhe Danijella Brishiq, njofton Portalb.

Ashtu siç njoftojnë nga LSDM-së, në këtë takim është shprehur shqetësimi për eksalimin e krizës në vend, veçmas për veprimin e Gjorge Ivanov, që sipas LSDM-së me këtë veprim për faljen e të gjithë politikave që janë nën hetim, ka bërë grusht-shtet ndaj përparimit të Maqedonisë.

Zaev dhe Sheqrinska gjithashtu kanë theksuar se pushteti ik nga zgjedhjet fer dhe demokratike, por sipas tyre, Maqedonia patjetër duhet të mbajë zgjedhje të rregullta në të cilat nëpërmjet vullnetit të lirë, qytetarët do të fitojnë pushtet legjitim dhe përgjegjës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button