Reagon Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni për vendimin e Ivanovit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni ka shprehur shqetësim në lidhje me vendimin e fundit të presidentit Gjorge Ivanov për t’i amnistuar politikanët e Maqedonisë që janë nën hetime.

“Presim detaje të mëtutjeshëm dhe sqarime. Megjithatë, deklarata e kryetarit ka shkaktuar shqetësim për angazhimin e Maqedonisë për mbisundimin e drejtësisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Përndryshe, presidenti Gjorge Ivanov sot pasdite ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *