Ofendohet me baza etnike, Ibrahimi braktis Mariborin

Agim Ibraimi është drejt largimit nga klubi i mirënjohur slloven, Maribor. Shkak për vendimin e sulmuesit nga Tetova janë ofendimet mbi baza familjare, etnike dhe fetare nga drejtori teknik i ekipit, Zlatko Zahovic.

Nëpërmjet faqes së fansave në “Facebook”, 27-vjeçari ka zbuluar edhe komunikimin me mesazhe me drejtuesin e klubit, ku konfirmon fyerjet dhe ofendimet e bëra në adresë të tij.

Në situatën e krijuar, gjatë bashkëbisedimit me drejtorin teknik, Zahovic, Agim Ibraimi ka njoftuar edhe se në përfundim të sezonit do të largohet nga Maribori, duke mos harruar të theksojë se skuadrën do ta mbajë në zemër, raporton Super Sport.

Me Mariborin që është në garë për të mbrojtur titullin edhe në këtë sezon, lojtari i lindur në Tetovë ka shënuar 10 gola në 27 ndeshje të kampionatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button