BP: Transaksionet jashtë vendit, legale

Deri tani asnjë institucion kompetent nuk ka kërkuar ndihmë nga Banka Popullore e Maqedonisë lidhur me përzierjen eventuale të shtetasve në rastin “Panama Dokumente”. Tani për tani, nga Banka Popullore shprehen se nuk kanë indikacione për zbatimin e kontrolleve të jashtëzakonshme për të mësuar nëse shtetas të Maqedonisë kanë llogari të dyshimta në Panama, njofton Alsat M.

“Nuk kemi të dhëna se sa janë të shpeshta transaksionet në Panama, por sipas asaj që shohim, transaksionet nuk janë të shpeshta. Ne besojmë në sistemin e kontrollit të cilin e posedojmë. Nuk ka të dhëna për veprime të paligjshme”, thanë nga Banka Popullore e Maqedonisë.

Megjithatë, nga Banka Popullore shprehen se nëse ka indikacione për ndonjë llogari të dyshimtë nga Maqedonia në Panama do t’i kushtohet kujdes në kontrollet e ardhshme.

Nga Banka Popullore shprehen se nuk kanë të dhëna për numrin e transaksioneve të dyshimta financiare që janë vërtetuar deri tani dhe si është vepruar lidhur me to. Për përgjigje na drejtuan në Drejtorinë për kundërzbulim financiar. Alsat –M kërkoi qëndrim nga kjo Drejtori, por deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *