Arbër Ademi merr pjesë në takim joformal të ministrave për Çështje Evropiane në Amsterdam

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Arbër Ademi dje ishte pjesëmarrës në takimin joformal të Këshillit për punë të përgjithshme të ministrave për Çështje Evropiane të BE-së, në organizim të ministrisë për punë të jashtme të Mbretërisë së Holandës Bert Koenders në funksion si kryesuesit me BE-së. Në darkë u diskutuan zhvillimet e fundit në Bashkimin Evropian.

Sërë takime joformale bilaterale me kolegët e tij nga Shqipëria Bullgaria, Turqia si dhe përfaqësues të Malit të Zi, Sllovenisë, Kroacisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, shkëmbyen mendime rreth ngjarjeve të fundit aktuale politike në vend, me fokus të veçantë rreth përgatitjes së zgjedhjeve dhe ngjarjeve lidhur me  kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Në takimin e bilateral në Ministrinë për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, bashkëbiseduesit u interesuan për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme duke theksuar se vetëm zgjedhjet kredibile me rezultate të pranuara Maqedonisë do t’i sigurojnë kthim në rrugën euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button