Sheshel nesër në Kosovë?

Nëse lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, paraqitet nesër në Mitrovicën Veriore për të mbajtur fjalim në tubimin që është thënë se do ta organizojë partia e tij me fillim nga ora 12:00, atëherë organet e rendit do ta arrestojnë menjëherë atë.

Këtë e ka konfirmuar për KlanKosova.tv edhe Ushtruesi i detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

”E kemi ndaluar hyrjen e tij në Kosovë, ndërsa Policia e Kosovës është ajo e cila do të veprojë”, ka thënë për Selimi në një prononcim të shkurtër.

Partia Radikale Serbe ka paralajmëruar se do të zhvillojë një tubim të martën (nesër), nga ora 12:00, kurse disa media kanë raportuar se aty do të marrë pjesë edhe lideri i partisë – Sheshel.

Por, nëse ndodh të shfaqet politikani serb që akuzohej për krime lufte, atëherë ashtu siç edhe kanë thënë më herët nga Qeveria e Kosovës, ai do të arrestohet po sa të shkelë në territorin e Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button