Bebe Rexha e nominuar në “Billboard Music Awards 2016”

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, po shijon periudhën më të mirë deri tani në arenën ndërkombëtare.

Pas suksesit me këngën e re “No Broken Hearts”, ajo është nominuar për “Billboard Music Awards 2016” në kategorinë për këngën më të mirë ‘Dance/Electronic’.

E nominuar në këtë listë ajo është me këngën “Hey Mamma”, të cilën e ka në bashkëpunim me David Guettan dhe Nicki Minajn.

The Weeknd dhe Justin Bieber dominojnë me nominime në “Billboard Music Awards 2016” që do të mbahet më 22 maj në Las Vegas.

Top Dance/Electronic Song:

The Chainsmokers Featuring ROZES, “Roses”
DJ Snake & AlunaGeorge, “You Know You Like It”
David Guetta feat. Nicki Minaj, Bebe Rexha & Afrojack, “Hey Mama”
Major Lazer & DJ Snake Featuring MØ, “Lean On”
Skrillex & Diplo, “Where Are Ü Now” with Justin Bieber

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button