Mbreti i Arabisë Saudite vizitë në Turqi

Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Suud, mbërrin në Ankara për vizitën zyrtare si i ftuar i Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili e ka pritur mbretin e ftuar në aeroportin “Esenboğa” të Ankarasë raporton Anadolu Agency (AA).

Mbreti Selman pasi ka mbërritur në aeroportin “Esenboğa” është pritur nga presidenti turk Erdoğan. Në këtë pritje kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe zyrtarë të tjerë.

Erdoğan dhe mbreti Selman pasi kanë kaluar para trupës ceremoniale kanë kaluar në sallën e pritjes, ku më pas janë larguar nga aeroporti “Esenboğa”.

Në kuadër të vizitës zyrtare mbreti i Arabisë Saudite në takime do të diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet ndërkombëtare. Mbreti Selman bin Abdulaziz Al Suud pas takimeve në Ankara më 14-15 prill do të marrë pjesë në Samitin e 13-të Islam të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik i cili do të mbahet në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button