Jemen, armëpushimi prej mbrëmë është shkelur shtatë herë

Armëpushimi mes palëve në konflikt në Jemen i cili prej mbrëmë hyri në fuqi, në Taiz shtatë herë është shkelur, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftojnë në rrjetet sociale pjesëtarët e Forcave të Rezistencës Popullore besnike të presidentit Abdurabb Mansour Hadi (HDG), militantët Husi dhe forcat besnike të presidentit të përmbysur Ali Abdullah Salih që në gjysmë orën e parë pasi në fuqi hyri armëpushimi kanë kryer sulme në vendbanimet siç janë Er-Rawda, El-Kemb, Kilabe dhe Subat, që janë pjesë e Taizit.

Nga ana tjetër, në qytetin Mareeb, forcat ajrore mbrojtëse të forcave të koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite në ajër kanë asgjësuar një raketë.

Kombet e Bashkuara më herët bënë thirrje për armëpushim para se negociatat e planifikuara më 18 prill të mbahen në Kuvajt.

Raundi i parë dhe i dytë i negociatave mes palëve në konflikt në Jemen janë mbajtur në Zvicër, megjithatë nuk rezultuan me përparim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button