fbpx

Gostivari fitoi tribunën me kapacitet për 1100 shikues

Pas rregullimit dhe përshtatjes së fushës së gjelbër si dhe zhveshtoreve, në stadiumin e qytetit në Gostivar u ndërtua edhe tribuna e re me kapacitete dhe kushte bashkëkohore. Bëhet fjalë për një investim që kap vlerën 290 mijë euro, me kapacitet për 1100 spektatorë.

Përurimin e këtij investimi e bëri kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta , i cili tha se punët në këtë fushë sportive nuk përfundojnë këtu.

“Ne do ti vëmë në shërbim të gjitha mundësitë tona deri sa stadiumi i qytetit tu ngjaje atyre të vendeve perëndimore”, tha kryetari Nevzat Bejta, duke nënvizuar  se së shpejti pritet të bëhet izolimi i plotë i stadiumit dhe më pas të vendosen ulëset në tribunë, me qëllim që  të mos kenë qasje personat e pandërgjegjshëm që bëjnë dëmtim të qëllimshëm të pronës publike.

Drejtori i Ndërmarrjes për Ekonomizim të Objekteve Sportive “Rinia” në Gostivar, Fidan Jusufi tha se sporti në qytetin e Gostivarit ngadalë por sigurt po kthehet fuqishëm. Jusufi shtoi që: “Komuna e Gostivarit po jep kontribut maksimal për të krijuar kushte sa më të mira për sport”.

Mensur Jakupi, trajner i KF Gostivari  tha se një qytet nuk duhet pasur vetëm klub por edhe infrastrukturë e cila është baza e zhvillimit të futbollit në një qytet, dhe se për këtë po bëhen hapa serioze.

Duke u falënderuar kryetarin Nevzat Bejta për kushtet e krijuara, Jakupi tha se si përgjigje për këtë, kryetarit Bejta do t’i sjellin rezultate të mira në sport, duke shpresuar që në fund të sezonit, të ngelen anëtar të dytë të ligës së Maqedonisë. Ndërsa për një afat të shkurtë, në këtë fushë të luhet  edhe ndeshja e ligës së parë republikane.

Duhet theksuar se krahas tribunës së re, po ndërtohet edhe parkingu afër stadiumit të qytetit, me çka, në të ardhmen do të mënjanohen tollovitë që krijohen gjatë zhvillimit të ndeshjeve në rrugën kryesore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button