Rrëfimi i nënës së Ida Dervishit: E vrau pse mori lekët për të ushqyer dy fëmijët (VIDEO)

Feride Spahia ishte në dijeni të konfliktit që vajza e saj kishte me bashkëshortin, Admirin. Thotë se Ida Dervishi, u vra pasi tërhoqi 30 mijë lekë në bankë, për të ushqyer fëmijët. Një muaj para se ta vriste, Admiri e kishte dhunuar Idën pasi kjo e fundit i kishte kërkuar të blinte 1 kilogramë kungull për t’i bërë supën vajzës 10 muajshe.

56 -vjeçarja tregon përse nuk kishin bërë denoncim për këtë rast. Por ky nuk ishte i vetmi rast. Sipas nënë Ferides, Admiri e kishte përdhunuar disa herë bashkëshorten në sy të djalit të vogël. Ajo sqaron dhe faktin se përse Ida u rikthye te bashkëshorti pas 2 urdhërave të mbrojtjes në vitin 2013. Nëna e Ida Dervishit kërkon që pas humbjes së vajzës të ketë kujdestarinë e fëmijëve.

Ajo akuzon insititucionet se e kanë neglizhuar rastin dhe nuk kanë marrë masat e nevojshme.

Intervista e plotë e nënës së Ida Dervishit, gruas që u vra ditën e mërkurë nga bashkëshorti i saj, në sy të fëmijëve.

“Një muaj përpara e kishte rrahur dhe e kërcënonte për arsye se e kishte lënë pa bukë. Ajo ka vajtur dhe ka marrë kartën e bankës dhe ka tërhequr rreth 30 mijë lekë. Ai e rrihte, e linte pa bukë. Ajo s’kishte të drejtë as të kartës së bankës, as të kartës së identiteti. Nuk ka pas të drejtën as të dilte në pazar të blinte, çdo gjë bëhej nën kontrollin e tij. Ajo për kaq vite martesë, asnjëherë nuk ka patur lekë në dorë. Një muaj më parë ai e ka marrë në telefon dhe iu është përgjigj djali. Vajza i thotë: “Kush është në telefon?”. Ai i thotë është “-Babai.” “Mirë”- i thotë, “thuaji babait, të sjellë pak kungull për gocën, që t’i bëj pak supë” dhe djali i ka thënë. Dita ka vazhduar, ajo është kujdesur për fëmijët. Ai ishte në dyqan se ishte pushim dhe kur ka ardhur në shtëpi, Ida e ka pyetur nëse e kishte blerë kungullin për të bërë supën për gocës. Nuk më ke thënë gjë, i thotë, edhe ia fut në grusht. I thyen dhëmbët dhe ajo është rrëzuar nga grushti…

Ajo ka qenë duke larë enët, e ka marrë nga flokët zvarrë, e ka nxjerr në korridor, aty në korridor e ka kap dhe i futur thonjt në fyt. Ka ndërhyrë çuni, duke i thënë “Lëshoje, o babi!” “Babi, lëshoje”, ndërsa goca ka qenë duke qarë…

Aty e ka lëshuar, ka hapur derën dhe ka ikur. Djali më mori mua në telefon. E pyes, çfarë ke?” Më thotë hajde, se babi e ka rrahur mamin, e ka larë me gjak. Në të qindën e sekondës jam vesh, kam dalë dhe kam marrë taksinë. Arrita të shtëpia, aty zbriti çuni. “Ça ke? – i thashë. “Babi, -tha, “E rrafi mamin, sepse nuk kishte blerë kungull, që ajo i kërkoi për motrën”. Nuk e zgjata, sepse nuk doja ta rëndoja fëmijën.

Kur shkova lart, goca ishte e shtrirë përtokë, shenja në fytyrë, krahun e nxirë, shpina nuk kishte vend të bardhë. “Ngreu! -i thashë. “Ikim, kështu siç je”. Ai nuk ndodhej në shtëpi. Kishte marrë pistoletën me vete dhe kishte ikur. I kishte bërë edhe presion, që të mos dilte nga dera e shtëpisë. I thashë gocës. “Hajde, çfarë do bëjmë? “Për mendimin tim – i thashë, nëse do më pyesësh mua, ky muhabet nuk shkon më. Përditë, përditë dhunë, nuk shkon, je duke lënë jetën”.

“Mam”- tha, “si këtu dhe atje tek ty, jam e vrarë…”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button