Banka Botërore parashikon rritje ekonomike në vendet e Ballkanit

Në vendet e Evropës Juglindore (EJL) në vitin 2015, sipas parashikimive të Bankës Botërore pritej rritje mesatare prej 2.1 përqind. Kjo rritje është dukshëm më e lartë se rritja prej 0.3 përqind në vitin 2014, kur rajoni ishte prekur nga përmbytjet e mëdha, raporton Anadolu Agency (AA).

Në gjashtë vendet e rajonit është parashikuar se do të ketë rritje pozitive të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) me rritje të parashikuar në Kosovë dhe Maqedoni me 3.6 dhe 3.7 përqind.

– Norma mesatare e varfërisë është ulur me 2 përqind mes viteve 2013-2015.

Raporti i Bankës Botërore (BB) thekson se rritja e lartë në vitin 2015 ka krijuar vende të reja pune në sektorin privat. Vendet e reja të punës dhe inflacioni i ulët kanë rritur të ardhurat familjare dhe kanë ulur varfërinë.

“Në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, norma mesatare e varfërisë është ulur për 2 përqind mes viteve 2013 dhe 2015, që do të thotë se rreth 140 mijë persona në këto katër vende kanë dalë nga varfëria. Pavarësisht rritjes së aktivitetit ekonomik dhe punësimeve të reja, të cilat korrespondojnë me rritjen ekonomike, norma mesatare e papunësisë në rajon mbetet e lartë, me një mesatare prej 21.5 përqind”, thuhet në raport.

– Rritja ekonomike e mbështetur nga investimet e brendshme dhe të jashtme

Rritja ekonomike ka mbështetur edhe investimet, veçanërisht investimet private – si të huaja edhe ato vendase. Eksportet, gjithashtu ndihmuan në nxitjen e kësaj rritjeje, thuhet në raportin e BB. “Konsumi i brendshëm, edhe pse ende vazhdon të jetë në element i rëndësishëm i rritjes ekonomike në rajon, ishte tejkaluar nga këto dy burime në shumicën e vendeve”.

“Është shumë inkurajuese të shihen shenjat e para të ndryshimeve në investime dhe rritjen që i prinë eksportet në vendet e EJL-së”, tha Ellen Goldstein, drejtor rajonal në Bankën Botërore.

“Ky ribalanc duhet të jetë i qëndrueshëm në afat të gjatë, përmes forcimit të reformave ekonomike dhe kthimin nga rënia e produktivitetit për shkak të krizës globale”, tha ai.

Përmirësimi i produktivitetit mbetet thelbësor për stimulimin e rritjes në rajon. Sipas raportit, rritja e qëndrueshëm mund të arrihet përmes fokusimit në axhendën afatgjat të bazuar në pesë shtylla.

Më saktësisht, duke eliminuar masat destimuluese dhe pengesat e punësimit formal, përmirësimi i klimës së biznesit dhe menaxhimit, zvogëlimin e formatit të qeverisë, në të njëjtën kohë të përmirësohet cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve, forcimin e tregtisë dhe integrimit financiar, si dhe sigurimin e qëndrueshëm të shfrytëzimit të burimeve natyrore.

Edhe pse shenjat e investimeve të përtërira dhe rritjes janë të favorshme, megjithatë mbeten ende rreziqe të konsiderueshme.

“Rehabilitimi i ngadalshëm në Evropë dhe në botë, jostabiliteti i jashtëm dhe paqëndrueshmëria e madhe e tregjeve financiare, dhe ndryshimet në çmimet e naftës bartin rreziqe për perspektivat e rajonit. Pjesa e madhe e kredive jofunksionale mund të reduktojnë rritjen e ardhshme të kredisë. Zbatimi i qëndrueshëm i reformave ekonomike mund të ndihmojë në zbutjen e këtyre rreziqeve për rimëkëmbjen”, thuhet në raportin e BB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button