Vashat e KB Shkupi tani i quajnë “Princeshat e Çairit”

Luajtën, humbën por në fund dolën fituese, nga vet fakti se për herë të parë një ekip shqiptarë në basketboll për ferma ishte pjesëmarëse në Ligën e Parë të Maqedonisë dhe më pas për herë parë arrin edhe fazën e “Play-Off”-it. Por padyshim se kundërshtari siç ishte Badel që është me një përvojë të madhe dhe me ekip që ka vite që luan bashkë, nuk pritej rezultat tjetër. Këtë që para se të fillojë faza e play-off-it e kishte paralajmëruar edhe trajneri Enver Miftari, për të cilin këto vasha janë princesha të sportit shqiptarë. Rezultati për KB Shkupi ka qenë në rend të dytë, ndërsa në fund si statistikë do të mbetet se shkupjanet humbën me rezultat 88:23.

“Vashat e KB Shkupi prej dje quhen “Princeshat e Çairit”, pasi dje në lojën karrierës së tyre, apo më mirë thënë në vitin e parë të garave, nga dëshira e flaktë ti kundërshtohen gjigantit të madh “Badel” nuk patën fatin të japin maksimumin. Eksperienca e vogël që kanë këto vajza ishte faktori kryesor nga humbja. Kishim afër 11 gjuajtje të lira të cilat nuk i realizuan, po aq kundërsulme te dhe gabimet në pasime bënë që ekipi i Badelit të ndëshkonin çdo gabim. Mendoj se kemi munduar të pësojmë disfatë me më pak pikë diferencë, por emocionet dhe trema që i kishte kapluar nga vetë fakti se po luajnë në mesin e katër ekipeve më të mira, ndikoi tek to”,ka thënë trajneri Miftari.

Por kjo e arritur e vashave shqiptare solli edhe rezultat tjetër, pasi që sipas trajnerit Miftari mësuam se së paku dy vajza do të jenë kandidate të sigurta për të veshur fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë.

Emrat që shkruajtën historinë e basketbollit të vajzave shqiptare në Ligën e parë janë: Ardita Bakija, Nilaj Bushi, Albina Plakaj, Emona Kadriu, Era Pajaziti, Mejrem Murtezani, Drenushe Munishi, Yllza Hasani, Djellza Hamiti, Donika Rexhepi, Almira Plakaj, Sujela Curi dhe Merita Tahiri. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button