Cili është kuptimi i këngëve që u dëgjuan në ceremoninë e inaugurimit? (VIDEO)

Kur u tha se gjithçka është përgatitur në përpikëri për inaugurimin e Hashim Thaçit president, ishte menduar literalisht.

Se edhe detajet u paramenduan deri në imtësi tregon programi muzikor i përzgjedhur për këtë ditë, njofton Klan Kosova.

Fjalimi i gjatë i Thaçit fillimisht u pasua me këngën e muzikantit revolucionar John Lennon, Imagine.

Por ajo çka e pasoj Imagjine ishte një klasike  e famshme e cila flet për fatin dhe fuqinë e tij karshi pafuqisë së njeriut.

“O Fortuna” është një poemë klasike e shkruar në shekullin 13 nga kompozitori gjerman Carl Orff, si pjesë e Fortuna Imperatrix Mundi.

Kënga është një ankim në lidhje me fatin, i cili sundon, madje edhe mbi  perënditë e burrat e zotë në mitologjinë greke.

Një tjetër përformancë ishte edhe Vepra madhështore “The armed man”.

Filarmonia e Kosovës përformoi edhe “Poeti dhe Fshatarja” nga Frans Supe, “Impresione folklorike” nga Krist Lekaj dhe “Unë Biri yt Kosovë”, nga Feim Ibrahimi dhe Valton Beqiri, që u këndua nga  soprano Besa Llugiqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button