Sekreti për të veshur këpucët e sheshta pa asnjë dhimbje

Njerëzit nuk e marrin shumë seriozisht dhimbjen që mund të shkaktojnë këpucët e sheshta. Për këpucët me taka nuk është më gjë e re dhimbja dhe lodhja, por ajo është edhe më e keqe nëse këpucët e sheshta janë të parehatshme apo të lodhshme. Kjo edhe sepse askush nuk pret që të sheshtat të të vrasin apo të të shkaktojnë aq shumë dhembje.

Ndërsa këpucët e sheshta të shkaktojnë dhembje, të duket sikur vërtet të kanë tradhtuar: “Si mund të ma bëni mua këtë? Ishit aq të bukura….”

Megjithatë, ka mënyra për të reduktuar dhimbjen. Nuk është asnjëherë e vështirë për të kërkuar të reja.

Nëse po kërkon një palë këpucë të sheshta dhe të rehatshme, zgjedhja më e mirë do të ishte që këpucët të jenë me lidhëse ose me një rrip mbështetës, i cili të krijon mundësi që këpucët të rrinë më mirë në këmbë dhe mos të të dhembin.

Përveç kësaj, edhe këpucët me rrip ose me lidhëse duhet të jenë të përshtatura me këmbën, por edhe me stilin e jetës që bën, sepse nuk mund t’i veshësh kudo dhe gjatë gjithë ditës.

Një tjetër gabim i madh që të shkakton dhimbje nga të sheshtat është edhe mbajtja veshur për një kohë të gjatë e një palë këpucëve. Mos harro se edhe këmba mërzitet, lodhet dhe fillon të djersijë duke të shkaktuar më pas dhimbje. Krijo më shumë ajër në këmbë, kombino këpucët me taka me ato të sheshta, në mënyrë që të mësohesh me stile të ndryshme këpucësh. Mbaji gjysmë dite dhe më pas vish një palë të tjera.

Kepuce (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button