Një transparent – fotografi e përgjithshme!

[Recension: Prilepasit e mbajnë mend se LSDM-ja i shkatërroi jetët e tyre dhe shpresën për të nesërme më të mirë]

Ky tekst është tepër manipulues dhe ka për qëllim ta njollosë emrin e ministreshës për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski, duke e lidhur stë me politikat lokale të LSDM-së në të kaluarën, me të cilat ajo nuk ka asnjë lidhje. Me këtë rast, nuk ka dëshmi të forta as për akuzat që i bëhen partisë së saj. Përfundimet nxirren nga një transparent, porosia e të cilit përgjithësohet dhe prezantohet si qëndrim i shumicës së qytetarëve, në këtë rast të prilepasve

Прилепчани паметат дека СДСМ ги уништи нивните животи и надеж за подобро утре Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: Prilepasit e mbajnë mend se LSDM-ja i shkatërroi jetët e tyre dhe shpresën për të nesërme më të mirë

Data dhe koha e publikimit: 31.03.2016

Data e recensionit: 05.04.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

PA TË DHËNA KONKRETE

“Në prag të vizitës së ministreshës teknike për punë dhe politikë sociale në Prilep, Frosina Remenski, e cila nuk e dënoi sulmin ndaj kolegut të saj të mëparshëm, ish-nënkryetarit të Kongresit botëror maqedonas, Todor Petrovit, prilepasit dërguan porosi nëpërmjet një transparenti në qendrën e qytetit, afër LSDM-së.”

Që në fillim të artikullit tentohet të bindet lexuesi se prilepasit i kanë dërguar porosi LSDM-së nëpërmjet transparentit.

“Prilepit i kujtohen politikat dështuese tëLSDM-së për ekonominë prilepase, shkatërrimi i gjigantëve të mëdhenj dhe largii nga puna i 15.000 njerëzve nga puna. Atë pikë të zezë nga tranzicioni i realizuar në mënyrë kriminale nga LSDM-ja, Prilepi e ndjen edhe sot.”

Në këtë pjesë të tekstit, i cili në fakt është edhe thelbi i tij, përdoren gjëra dhe kualifikime të përgjithshme, për të cilat nuk ka të dhëna konkrete. Një gjë është të thuhet se LSDM-ja ka realizuar politika dështuese për ekonominë prilepase dhe se kjo parti i ka shkatërruar gjigantët e mëdhenj, mirëpo pa informata konkrete, konstatime e këtilla nuk qëndrojnë. Nuk ka emra konkrete të firmave dhe të fabrikave, nuk ka të dhëna dhe numra konkretë për asgjë. Vetëm akuza paushalle për poentim dhe për njollosje të LSDM-së.

“Kjo porosi i prilepasve shpon si thumb, kjo është porosi nga grykat e mijëra gojëve të uritura dhe shtëpive të mbyllura që i la LSDM-ja gjatë kohës së sundimit të tyre në Prilep. Për shkak të gjithë kësaj, politikanët e këtillë janë të padëshiruar në qytetin hero të Prilepit.”

Ajo që shpon si thumb është joprofesionalizmi dhe jokorrektësia e këtij artikulli. Të nxirret përfundimi se kjo është porosi e “mijëra gojëve të uritura” nga Prilepi edhe atë vetëm në bazë të një transparenti, të cilin ndoshta e ka vënë ndonjë aktivist partiak, është jashtë të gjitha standardeve gazetareske. Ajo që mungn në këtë tekst janë së paku disa deklarata, njerëz dhe emra dhe mbiemra konkretë.

I transmetuar në këtë mënyrë, artikulli më shumë i ngjan komunikatës partiake për manipulim politik me lexuesin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button