Një ndryshim shumë i rëndësishëm për Beyonce, është hera e parë që flet për të

Beyonce do të jetë në kopertinën e revistës Elle të muajit maj, që do të shfaqet online nesër dhe në stenda disa ditë më vonë, por revista prestigjioze ka nxjerrë një pjesë nga intervista e gjatë dhe e thellë me këngëtaren që këtë herë prezantohet si businessëoman. Në këtë ekskluzive botërore të ELLE, Beyoncé jep një intervistë të rrallë, ajo tregon me sinqeritet sesi albumi i parë i  Destiny’s Child e ndihmoi të zbulonte që kishte vërtet fuqi, pse Topshop do jetë partner 50-50 në Ivy Park, kuptimin e vërtetë të feminizmit, çfarë do të arrijë më pas, mesazhin e “Formacionit” të saj dhe shumë më tepër.

Beyonce ka krijuar një linjë veshjesh sportive që dhe pse kanë të bëjnë me pamjen e jashtme, janë frymëzuar nga disa vlera të brendshme që shfaqen edhe në këtë pjesë të bisedës së  Beyoncé-së me  Tamar Gottesman mbi këtë temë…

Sa e rëndësishme ishte shpirti i markës, ideja e të dashurit të vetes, e vajzave dhe grave që bashkohen?

“Ky është thelbi: të vlerësojmë çdo grua dhe trupin që ajo ka, ndërsa përpiqemi të jemi më mirë. E kam quajtur Ivy Park, sepse një park është e përbashkëta jonë. Ne mund të shkojmë të gjitha atje, jemi të mikpritura. Është kudo ku krijojmë për veten tonë. Për mua është vendi nga më vjen shtysa. Mendoj që të gjitha e kemi atë vend ku shkojmë kur e kemi të nevojshme të luftojmë për diçka, të vendosim disa pikësynime dhe t’i arrijmë.”

Ti ke folur më parë për presionin e perfeksionizmit.

“Është koha për të ndryshuar temë. Nuk ka të bëjë me perfeksionin. Ka të bëjë me qëllimin. Ne duhet të kujdesemi për trupin. Gratë duhet të gjejnë kohën për t’u përqendruar në shëndetin e tyre mendor, të gjejnë kohë për vete, për anën shpirtërore, pa u ndier fajtore apo egoiste. Bota do të shoh ty si ti e sheh veten dhe do të trajtojë ashtu si ti e trajton veten.”

Si ndihesh në rolin e businessëoman, kur drejton kompaninë tënde?

“Është emocionuese, por të kesh në dorë vendimin përfundimtar dhe të jesh e rëndësishme për ato, është njëkohësisht një barrë dhe një bekim. Për mua, fuqia është t’i bësh gjërat të ndodhin pa kërkuar leje. Kjo po ndikon mënyrën si njerëzit e perceptojnë veten dhe botën rreth tyre. Po i bën njerëzit të qëndrojnë në këmbë me krenari.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button