Letër e hapur ministrit të Arsimit kushdo që të jetë

Pasi që javën e kaluar mora pjesë në një prezantim me titull: “Aktivizmi rinor dhe roli i organizatave joqeveritare në shoqëri”, para Unionit të nxënësve shqiptarë, ndjej nevojën që të ia adresoj Ministrisë së arsimit dhe shkencës dhe Ministrit që vijon, këtë letër të hapur me problemet kyçe me të cilat ballafaqohen nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni.

Fakti që në Maqedoni dominon frika e të shprehurit lirë, nxënësit ngelen të ngulmuar në vend dhe përveç temës që zhvilluam atë ditë, unë kuptova se nxënësit kanë frikë që tu drejtohen institucioneve përkatëse për problemet që kanë. E si do të kemi një shoqëri ku çdo qytetar do mund të shprehet lirë?

Në vazhdim mund t’i lexoni disa nga problemet e nxënësve që kërkuan të mbeten anonin sepse kanë frikë dhe unë iu premtova se nuk do të zbulohet identiteti i tyre:

Problemet e nxënësve
Problemet e nxënësve
  1. Sa i përket shkollës tonë të mjekësisë “Pançe Karagjozov”, diskriminimi është në nivel të lartë:
    Pala maqedonase posedon kabinete të posaçme për çdo lëndë si Kimi, Mësim Praktik;
    b. Diskriminim më të madh nxënësit e shkollës tonë hasin edhe në praktikë Spitali shtetëror “Nënë Tereza”;
    c. Pala maqedonase ka të drejtë të mbajnë projekte të shumta në sallën solemne kurse ne jo.
  2. Për shkak të një editoriali në revistën klasore që bëmë me titullin “Të jesh nxënës i SH.M.Q.SH. “Zef Lush Marku” është privilegj apo dënim” duke filluar nga drejtori dhe përgjegjësit më ushtrojnë dhunë psikike dhe mundohen të m’i ndalin aktivitetet në shkollë që unë më mos të flas keq për shkollën.
  3. Diskriminim ndaj nxënësve kryesisht nga profesorë të cilët mundohen tu tregojnë vajzave se nuk duhet pasur mbulesë. Mos ligjërim i mirë nga profesorët.
  4. Diskriminohen shqiptarët në Akademinë e Sportit.
  5. Ndalesë nga ana e profesorëve që të marrim pjesë në aktivitete shkollore.
  6. Sa i përket shkollës së mjekësisë “Pançe Karagjozov” kemi disa pengesa si p.sh. jemi në shkollë të mjekësisë s’kemi skelet të trupit të njeriut, gjithashtu pala maqedonase ka edhe drejtim të laboratorisë ku ne këtë drejtim nuk e kemi dhe ngelim të detyruar të regjistrohemi në shkolla tjera apo drejtime tjera. Kabinetin e praktikës e kemi sa një dhomë të vogël, kurse pala maqedonase e ka komplet një kabinet që i nevojitet nxënësve, gjithashtu praktikën që e bëjmë nëpër spitale ka reparte që vajzat me mbulesë nuk mund të futen dhe gjithashtu pala maqedonase ka 2 orë plus praktikë nga dy herë në javë më shumë se ne, ndërsa neve në vend të praktikës kemi tjera lëndë.
  7. Një mësimdhënëse nuk ligjëron hollësisht për materialin që kemi në plan program, por kur kemi kohën për testim në atë lëndë dhe pyetje me notë kërkon më shumë se sa ligjëron. Nuk posedon shkolla laborator të farmacisë dhe teknikës për dhëmbë.
  8. Si pikë e parë na është ndaluar liria e shprehjes; Pastaj edhe profesorët të cilët na japin ofendime shumë të këqija dhe nuk mund të dalim në krye me to.
  9. Mosinvestim i institucioneve përkatëse në kushtet elementare shkollore. Bursat nuk iu ofrohen shqiptarëve aq sa palës maqedonase.
  10. Nxënësit e mjekësisë në “Zef Lush Marku” i anashkalojnë, nuk i thërrasin në projektet që i bëjnë dhe haptazi thonë që “kur do të shkojë mjekësia, do të ndryshojë edhe shkolla”.
  11. Mospasja e klasave ku mbahet mësimi dhe mosrespektimi i revoltit të nxënësve; Diskriminimi i nxënësve shqiptar në tubimet e testeve eksterne; Regjistrimi i nxënësve shqiptar në paralelet maqedonase; Nxitja e urrejtjes nga ana e profesorëve.
  12. Diskriminimet që i hasim: Ushtrimi i dhunës psikike (fjalë banale), keqpërdorimi i gjuhës shqipe, fyerja në bazë nacionale e fetare
  13. Laboratori i farmacisë në “Zef Lush Marku” asnjëherë nuk ka qenë i rregulluar dhe i pajisur por këtë vit kanë futur librat dhe kanë bërë depo librash, shkuam te drejtori si klasë thamë që s’do mbajmë orë ose orët do i mbajmë në kabinetin tuaj të nxehtë, drejtori na përzuri duka na thënë se ne do ishim ata që do humbnim dhe jo ata.
  14. Diskriminimi në gjitha shkollat e mesme është problem kyç, librat, presioni për mos marrim pjesë në protesta të ndryshme.
  15. Si nxënëse e “Zef Lush Markut” shprehëm se në shkollën time shumica e profesorëve bëjnë dallimin mes nxënësve. Po ashtu ka profesorë të cilët na ofendojnë dhe bëjnë krahasime të cilat neve si nxënës na pengojnë shumë. Gjithashtu ka profesorë të cilët japin shumë material por bëjnë shumë pak shpjegime.
  16. Kemi shumë lloje të diskriminimit por do ta ceki njërin i cili është shumë me rëndësi: Disa prej profesorëve fyejnë nxënësit.
  17. Ne nxënësit e shkollave të mesme kemi shumë raste ku profesorët ose profesoreshat na ofendojnë, ku atyre nuk u përkasin ofendimet e tilla dhe me këtë rast ne as nuk mund ta shprehim mendimin tonë dhe nuk kemi lirinë e shprehjes. Si pikë tjetër është se edhe profesorët tanë nuk e kanë të lehtë se edhe ato urdhërohen nga dikush tjetër por mendoj që ofendimet e tilla as ne si nxënës nuk i meritojmë.
  18. Realizimi i orëve mësimore jo në nivel, pa mjete përkatëse dhe çdo i dyti individ ligjeron për ne, sa që kur e pyesim për shpjegim për së dyti, të thonë “e thash një herë”.
  19. Unë si nxënëse e vitit të parë shumë herë nuk më lejohet të flas dhe të jap mendim, e dini se çfarë përgjigje më japin? – “Unë kam të drejtë të flas ora ime është”, ky aspekt i të folurit me profesorët ndaj nesh më sjell jo rehati, nuk i mendoj edhe 3 vite të tjera vallë se si do i kaloj duke përjetuar joliri, ndalesë e të folurit dhe të shprehurit të mendimit.

Kjo është vetëm një pjesë e vogël problemeve që po i mundojnë nxënësit, ndërsa ne po mundohemi të demokratizojmë shoqërinë ku jetojmë, ata që duhet të na inkurajojnë të shprehemi lirshëm na detyrojnë të heshtim.

Shpresoj që kjo letër e hapur do jetë e lexuar edhe prej institucioneve përkatëse, të cilat kanë ndikim në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button