Plas skandali, zbulohen politikanët që kanë fshehur paratë në Panama, miliona të dhëna në duar të gazetarëve

Afera pothuajse sapo ka shpërthyer, por përsëri konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të historisë së gazetarisë. Plot 11 milione emaile të zbuluara nga arkivat e kabinetit panamez Mossack Fonseca, tregojnë se si i fshehin paratë përmes shoqërive ofshore, politikanët, njerzit e krimit, sportistët dhe milariderët që duan ti fshihen taksave.

LEXO: Kush janë biznesmenët e Maqedonisë që udhëheqin kompani në Panama?

Sipas gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung që ka nisur këtë investigim në rrjetën e këtyre dokumentave sekrete të zbuluara kanë rënë deri më tani presidenti Rus Vladimir Putin, kryeministri islandez Sigmundur David Gunnlaugsson, Britania ka kryeministrin e saj David Cameron, Ish shefi i UEFA-s Michel Platini apo futbollisti Lionel Mesi, aktori Jackie Chan.

Në listë është edhe familja e udhëheqësit kinez Xi Jinping dhe sigurisht presidentit të korruptuar të Azerbajxhanit, Ilham Aliev, Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud, presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, kryeministri i Islandës, si dhe ai i Pakistanit Nawaz Sharif.

Çështjen që tani njohet si “Panama Papers” përveç gazetës gjermane po e studion edhe prestigjozia franceze Le Monde së bashku me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve investigues (ICIJ). Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë bashkëpunimi si në rastin e Wikiliksit, për të përpunuar morinë e madhe të dokumentave. Pikërisht për këtë në projekt janë përfshirë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë Gjermani, Indi Rusi, Japoni, ShBA, Brazil Svicër.

“Ky nuk është vetëm zbulimi më i madh gazetaresk i shekullit por edhe rrjedhja me e madhe e dokumentave në botën e financës” komentonte sot gazeta Le Monde. Ky skandal planetar filloi të zbulohej nga një burim ende anonim që filloi ti çojë dokumentat sekrete gazetës Süddeutsche Zeitung. Vetëm pasi panë masën e madhe të kësaj miniere ari, gazetarët gjermanë vendosën ta ndajnë atë me partnerët e tyre të përhershëm te cilet nuk kane më asnjë dyshim për autenticitetin e dokumentave që përmban kjo dosje 1500 herë më e madhe sesa Wikiliksi.

Sipas tyre deri tani në të figurojnë emrat e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerzve më të pasur në botë sipas klasifikimit të Forbes.

Ndiqni ne Twitter #PanamaPapers

Deri me tani lista e personave te lidhur me firmat ne Panama

Maurisio Makri
Presidenti i Argjentinës

Bidzina Ivanishvili
Ish kryeministri i Gjeorgjisë, në vitet 2012-2013

Sigmundur Davíð Gunnlaugsson
Kryeministri i Islandës

Ajad Allaui
Zv/ president i Irakut në vitet 2014-2015

Ali Abu al-Ragheb
Kryeministër i Jordanisë dhe Ministër i Mbrojtjes (2000-2003)

Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani
Kryeministër i Katarit (2007-2013)

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
Ish emir i Shtetit të Katarit (1995–2013)

Mbreti Salman bin Abdulaziz bin Abdulrahman Al Saud
Mbret i Arabisë (2015-deri sot); Princ i Kurorës (2012-2015)

Ahmad Ali al-Mirghani
President i Sudanit (1986-1989)

Khalifa bin Zayed bin Sultan Al Nahyan
President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe emir i Abu Dhabi (2000-deri tani)

Pavlo Lazarenko
Ish kryeministër i Ukrainës, i dënuar me burg

Petro Poroshenko
President i Ukrainës (2014-deri tani); Ministër i Ekonomisë, Zhvillimit dhe Tregtisë (2012)

Ilham Aliyev
President i Azerbajxhanit (2003-deri tani)
Të afërm të tij në dokumenta: Bashkëshortja e Aljevit, fëmijët dhe motra

Li Xiaolin
Fëmija e dytë dhe vajza e vetme e ish kryeministrit kinez, Li Peng

Arkady and Boris Rotenberg
Vëllezërit bilionerë që patën fatin të jenë shokët e fëmijërisë së Vladimir Putin

Sergey Roldugin
Në vitet 70 ishte i afërt “si një vëlla” me Vladimir Putin

Vëllezërit Rami and Hafez Makhlouf
Kanë bërë miliona duke shfrytëzuar lidhjet familjare me kushëririn e tyre, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad

Ian Cameron
Ka vdekur në vitin 2010, është babai i kryeministrit anglez, David Cameron

Alaa Mubarak
Djali më i madh i ish presidentit të Egjiptit, Hysni Mobarak

Mounir Majidi
Ish sekretari i Mbretit Muhamed të Markout në vitet 2000

Tre fëmijët e kryeministrit të Pakistanit, Nawaz Sharif
Mariam, Hasan and Hyseni

Xhon Addo Kufuor
Djali i madh i ish presidentit të Ganës, Xhon Agiekum Kufuor, (2001- 2009)

Mohd Nazifuddin bin Mohd Najib
I biri kryeministrit të Malajzsë, Najib Abdul Razak

Daniel Muñoz
Sekretari dhe njeri i afërt me ish presidentin argjentinas,
Néstor Kirchner

Juan Armando Hinojosa
Biznesmeni i preferuar i presidentit meksikan Enrike Peña Nieto, ka një biznes me vlerë rreth 750 milion dollarë

Pilar de Borbón
Motra më e madhe e mbretit të Spanjës Huan Carlos

Clive Khulubuse Zuma
Nip i presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma

Mamadie Touré
E veja e Lansana Conté, ish diktatori, president i Guinesë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button