Kjo maskë është më e mirë për ndryshimin e stinëve, ja reçeta!

Ndryshimet e stinëve mund t’i shkaktojnë probleme fytyrës. Meqenëse temperaturat ndryshojnë vazhdimisht, lagështira në ajër mund të jetë problematike shpeshherë. Fytyra e ka të vështirë t’i përshtatet kësaj situate të re, ndaj kërkon edhe trajtim vazhdimisht. Ja si ta qetësosh në këtë periudhë.

Për fytyrë të yndyrshme:

Gjithçka qe ju nevojitet është:

Një banane e pjekur mirë (me pika kafe në lëkurë)

Një lugë mjaltë

Një portokall ose limon

Përgatitja: Përziej bananen me mjaltin duke i shtuar disa pika limoni/portokalli të shtrydhur. Vendose në fytyrë dhe mbaje për 15-20 minuta. Më pas shpëlaje me ujë të ngrohtë dhe detergjentin që përdor zakonisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button