Greva e policisë pengon rihapjen e aeroportit të Brukselit

Planet për të rihapur pjesërisht aeroportin e Brukselit sot në mbrëmje janë ndërprerë pasi që policia ka hyrë në greve për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë

Objekti në Zaventem është mbyllur që nga sulmi vetëvrasës binjak me bomba në sallën për nisje, më 22 mars.

Union i policisë së SLFP-së ka thënë për BBC-në së masat e sigurisë të ndërmarra për rihapjen e aeroportit ishin të pamjaftueshme, transmeton Gazeta Express.

I ashtuquajturi Shteti Islamik pohoi të ketë kryer sulmin më bomba në aeroport dhe metro, duke lënë 32 njerëz të vdekur.

Vincent Gilles, president i SLFP-së, unionit më të madh të policisë në Belgjikë, tha: “Kemi hyrë në grevë për shkak të asaj së çfarë ka ndodhur më 22 mars. Nuk mund të vazhdojmë sikur ajo ditë nuk ndodhi kurrë.”

“Policia ndjen së masat e sigurisë të ndërmarra nga kompania e aeroportit janë të pamjaftueshme për ata të cilët punojnë në aeroport,” tha ai.

Ai bëri thirrje për kontroll më të madh në qasje në sallën e nisjes, duke përfshirë dhe përdorimin e detektorëve të metalit, skanerëve të trupit dhe makinave të x-ray për valixhe.

“Po ashtu, ne kemi nëvojë të kontrollojmë nëse të gjithë njerëzit dhe valixhet që kalojnë përmes zonës janë në fakt dukë fluturuar në distanca më të largëta,” tha ai.

Operatori tha të premten së rihapja nuk mund të ndodhë për shaka të grevës.

Por, mediat belge thonë së qeveria ende po e konsideron mundësinë e rihapjes.

Ministri i Mbrojtjes Belg Steven Vandput tha: “Duhet të gjejnë balancinë në mes të nëvojave të sigurisë dhe atyre ekonomike.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button