Prokuroria hapë lëndë për përgjimet e funksionarëve të BDI-së

Ali Ahmeti dhe ministrat e BDI-së
Ali Ahmeti dhe ministrat e BDI-së

Nga Prokuroria Publike e Shkupit për “Dnevnik” kanë konfirmuar se kanë hapur lëndë për inçizimet e bisedave privatë mes funksionarëve të BDI-së, mes të cilave janë publikuar edhe biseda mes zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi dhe deputetes Ermira Mehmeti, njofton Portalb.

Të dy, dje për mediat e kanë mohuar autenticitetin e bisedave të publikuara, duke thënë se inçizimet në fjalë janë të montuara me qëllim të cenimit të kredibilitetit të tyre dhe të partisë.

Me gjasë publikimi i këtyre bisedave, mund të jetë njëra ndër arsyet që mbrëmë kryesia e BDI-së vendosi që t’i tërheqë ministrat e saj nga Qeveria.

Ermira Mehemti mbrëmë në emisionin “Opinion”, të udhëhequr nga Blendi Fevziu, nëpërmjet telefonit, ka sqaruar, sipas saj, të vërtetën e videos.

“Nga janari i këtij viti, tre katër veta më janë paraqitur për të ma shitur këtë material, por unë nuk kam pranuar. I di edhe emrat e atyre personave që janë përfshirë në montim dhe për këtë rast jam duke bashkëpunuar me prokurorinë. Nuk dua të bëjë rolin e prokurorin. Por them se diku aty dëgjohet edhe zëri im, mirëpo ajo është e montuar dhe përgatitur nga kuzhinat e nëntokës. Unë jam shumë e bindur se këto lloj montime janë asgjë e pa njohur për shqiptarët e Maqedonisë, të përgatitura nga shërbimet e shtetit. Kam qenë e shantazhuar që nga janari këtij viti”, shpjegoi Mehmeti.

Musa Xhaferi
Musa Xhaferi

Dje edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi ka komentuar në lidhje me audioinçizimet e publikuara në “Youtube”, duke thënë se janë shantazhe dhe kërcënime nga qarqe të caktuara antishqiptare dhe se nuk janë të vërteta.

“Audio­inçizimet janë të pavërteta dhe janë të inskenuara nga njerëz të cilët shantazhojnë funksionarët e BDI-­së”, ka deklaruar ai duke shtuar se BDI-­ja ka ngritë iniciativë në prokurori që të zbardhë të vërtetën për materialet komprometuese”, tha Xhaferi.

Nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë Rafis Aliti, kuadër i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, është i vetmi funksionar i kësaj partie që sot e ka hapur telefonin për redaksinë e Portalb-it për të komentuar vendimin e fundit të tyre në lidhje me tërheqjen e ministrave të BDI-së nga Qeveria. Ministrat e kontaktuar nuk janë të qasshëm për komente.

LEXО: Përgjimet apo betonimi i zgjedhjeve së 5 qershorit? Çka e tërhoqi BDI-në nga Qeveria!?

Dorëheqja e Abdilaqim Ademit
Dorëheqja e Abdilaqim Ademit

Ai për Portalb.mk vërtetoi se ministrat e BDI-së sot kanë deponuare dorëheqjet e tyre në Qeverinë e Maqedonisë, pas vendimit të mbrëmshëm të kësaj partie për dorëheqje të tyre.

“U deponuan dorëheqjet ndërsa të hënën në Parlamentin e Maqedonisë do të shqyrtohen ato” tha për Portalb, Aliti.

Ai më tej nuk deshi të komentojë për arsyen e miratimit të këtij vendimi të BDI-së.

Aktualisht, të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimmarrëse i ka kryetari Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e mëtutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Si komentohet veprimi i BDI-së nga aspekti juridik?

Vendimi i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që t’i tërheqë ministrat në Qeverinë e Maqedonisë dhe t’i shqyrtojë politikat e saj në ditët në vazhdim është praktikë e re në politikën e Maqedonisë për të cilën, ligjvënësi nuk parasheh vendim, njofton Portalb.

Kushtetuta e Maqedonisë
Kushtetuta e Maqedonisë

Askush sot në nuk di të thotë se në Maqedoni a ka tani Qeveri funksionale, kush udhëheqë me shtetin, a është ende kryeministri Emil Dimitriev i obliguar dhe kompetent për t’i organizuar zgjedhjet apo ajo i ngelet kryetarit të Kuvendit ose kryetarit të shtetit i cili ka kompetenca të mbrojtjes (komandant suprem) dhe politikës së jashtme.

Edhe më shumë është e paqartë deklarata e BDI-së se partia ka vendosur t’i “tërheqë” ministrat, ndërkaq jo “të del nga Qeveria”, “ta lëshojë koalicionin”, ose funksionarët “të japin dorëheqje” nga funksionet e deritanishme.

Më së afërmi, për këtë që ndodhi mbrëmë, sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, është e paraparë sipas nenit 94 në të cilin qëndron se nëse kryetari i Qeverisë propozon shpërbërje të më shumë se 1/3 të anëtarëve të përbërjes primare, Kuvendi vendosë si do të krijohet Qeveria e re, transmeton Portalb.

BDI në Qeveri nga 26 ministra resorë, ka nëntë ministra, që përbën 1/3 e përbërjes së përgjithshme.

Sipas nenit 90 të, kryetari i shtetit të Republikës së Maqedonisë në këtë rast do të duhet patjetër që në afat prej 10 ditëve krijimin e Qeverisë t’ia lë partive që kanë shumicë në Kuvend, transmeton Portalb.

Qeveria, pastaj e zgjedhë Kuvendin me shumë të votave parlamentare nga numri i përgjithshëm.

LEXO: Përgjimet apo betonimi i zgjedhjeve së 5 qershorit? Çka e tërhoqi BDI-në nga Qeveria!?

Në mbledhjen e mbrëmshme të BDI-së, përveç vendimit për tërheqjen e ministrave nga Qeveria, kryesia e BDI-së konfirmoi se kryetari Ali Ahmetit i ka marrë kompetencat e plota që të sjellë vendime për hapat e mëtejme të partisë.

“Partia e riafirmoi ligjin statutor që ta autorizojë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti që të vendosë për veprimet e mëtejshme të BDI-së. Bashkimi Demokratik për Integrim, në ditët në vijim do t’i informojë komunitetin ndërkombëtarë dhe lokal për politikat e mëtejshme”, shkruhet në kumtesën e BDI-së. /Portalb

LEXO: Trajanov: BDI e lëshoi qeverinë sepse nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhjet e 5 qershorit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button