‘Skenar sulmi’ pa dëshmi

[Recension: Janeva friksësohet të vjen në mbledhje, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së i ka pregaditur skenar sulmi?!]

Titulli i tekstit është provokues dhe shihet se ka për qëllim tërheqjen e sa më shumë klikimeve. Me të hyrë brenda në lajm, shohim se në brendi nuk ka asgjë nga paralajmërimi që është bërë në titull. Lajmi nuk shpjegon se çfarë sulmi dhe skenari kanë përgatitur deputetët e VMRO DPMNE-së ndaj Prokurores Speciale Katica Janeva.

 “Shkurt ka zgjatur seanca e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, e cila duhej ta shqyrtonte Raportin e prokurores speciale, Katica Janeva. Seancën e ka hapur deputeti Vllatko Gjorçev, ndërkaq në sallë mori pjesë i gjithë grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së. Ai tha se në seancë ka qenë e ftuar edhe prokurorja publike, e cila nuk u paraqit, dhe seancën e ka caktuar për nesër ora 11”

Janeva friksësohet të vjen në mbledhje grupi parlamentar i VMRO DPMNE së i ka pregaditur skenar sulmiLinku deri te artikulli origjinal: Janeva friksësohet të vjen në mbledhje, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së i ka pregaditur skenar sulmi?!

Data dhe koha e publikimit: 21.03.2016

Data e Recensionit: 23.03.2016

Recensues: Benjamin Arifi

Po ashtu, në tekst mungon edhe pala tjetër. Autori i tekstit nuk ka marrë prononcim nga Prokurorja Speciale se përse nuk ka marrë pjesë në seancën e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve. Sa për informim të opinionit, nga kabineti i prokurores speciale kanë njoftuar se në bazë të ligjit ajo nuk është e obliguar të paraqitet dhe të japë llogari para deputetëve të Kuvendit.

Në Kodeksin Etik të Gazetarëve thuhet se: Titulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button