Arrestohet, për sulm fizik, menaxheri i fushatës së Trump

Menaxheri i fushatës së Donald Trump, Corey Lewandowski është arrestuar dhe akuzuar për sulm të ish reporteres të Breibard, Michelle Fields.

Leëandoëski iu dorëzua vet autoriteteve rreth në orët e hershme të mënxhesit, sipas orës lokale, transmeton Klan Kosova.

Fields, 28 vjeç ka paraqitur padi ndaj Lewandowski, 41 vjeç, në Florida, ku incidenti ndodhi, më herët gjatë këtij muaji.

Ajo ka thënë se është kapur për krahu dhe gati është hedhur në tokë, teksa ajo i ishte afruar Trump për t’i bërë një pyetje.

Pas incidentit, gazetari i Washington Post, Ben Terris, pati thënë se Lewandowski ishte njeriu që e ka shtyrë Fields, ndërsa policia hapi hetimet për këtë gjë, por pa njoftuar për ndonjë të dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button