Propozim për plotësimin e ligjit për amnisti: Presidenti të mos amnistojë për përgjim të paautorizuar

LSDM propozon plotësim të Ligjit për amnisti me të cilën përsëri do të kufizohen të drejtat e presidentit të RM-së, për amnistimin e personave që janë të dënuar për vepra kundër mashtrimeve zgjedhore, lirisë gjinore dhe moralit gjinor, terrorizëm, gjegjësisht ato ndryshime që me vendimin e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të deklaruara si jo-kushtetuese. Përveç këtyre, gjithashtu LSDM-ja kërkon që presidenti i shtetit të mos ketë mundësi që të amnistojë persona që janë të dënuar për më shumë se një vepër penale në periudhë prej 20 vjetëve, njofton Portalb.

Vetëm një nen si plotësim të nenit 1 në ligjin për amnisti nga viti 1993 dhe në procedurë të shpejtë, grupi i deputetëve të LSDM e ka paraqitur për propozim-ligjin për plotësim të ligjit për amnisti.

Në plotësimin e nenit 1, të cilin e propozon LSDM, kërkohet që kryetari i Republikës së Maqedonisë në aktin e amnistimin patjetër duhet ta tregojë veprën për të cilën e amniston të dënuarin.

“Akti për amnisti nuk mund të jetë për vepra penale: përgjim të paautorizuar dhe inçizim tonik nga neni 151, vepra penale për mashtrime në zgjedhjeve dhe vota nga kapitulli gjashtëmbëdhjetë i Kodit Penal, vepra penale kundër lirive gjinore dhe moralit gjinor nga kapitulli nëntëmbëdhjetë i Kodit Penal të kryera ndaj fëmijëve dhe personave të mitur, vepra penale kundër shëndetit të personave nga kapitulli njëzet dhe një, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike nga neni 215, vepër penale për mundësimin e përdorimit të drogave nga neni 216, vepra penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit zyrtar nga neni 353, vepër penale për shoqërim kriminel nga neni 394, vepër penale që kanë të bëjnë me terrorizëm nga neni 394 a dhe 394 b dhe për vepër penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare nga kapitulli tridhjetë dhe katër i Kodit Penal”, qëndron në nenin plotësues, transmeton Portalb.

Qëllimi i këtij propozim-ligji është plotësimi i zbrazëtirës juridike që e ka bërë heqja dhe plotësimi i ligjit për amnisti nga viti 2009 dhe për ndërmarrjen e masave preventive që të mos keqpërdoret e drejta e kryetarit të shtetit për amnistimin e të burgosurve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button