Angellovski mendon vetëm në fitore

Reprezentacioni futbollistik i Maqedonisë nesër në mbrëmje do ta luajë ndeshjen e parë miqësore në terren nikoqir për vitin 2016. Në ndeshjen miqësore të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angellovski do të kenë për kundërshtarë seleksionin e Bullgarisë, i cili në konferencë për shtyp ka thënë se e respekton kundërshtarin por dëshiron triumf  në duelin e radhës.

“E respektojmë Bullgarinë, e kemi parë se bëhet fjalë për reprezentacionin shumë kualitativ, e cila e fitoi Portugalinë, por ne do të japim maksimumin që ti fitojmë ata. Sigurisht se rezultati është në rend të parë, do të jemi maksimalisht të përqendruar, agresiv me të vetmin qëllim të nxjerrim triumf. Sigurisht se nuk do të jetë lehtë, por ditët e kaluara kemi punuar mirë shpresoj që të tregohemi me lojë të mirë në këtë ndeshje”, ka thënë seleksionuesi Angellovski.

Seleksionuesi i Maqedonisë potencoi se në detaje ka parë ndeshjet që ka luajtur Bullgaria, por theksoi se ai është i përqendruar në paraqitjen e ekipit të tij.

“Për mua më e rëndësishme është kompaktiteti i reprezentacionit tim. I respektojmë bullgarët deri në fillim të ndeshjes, por sapo të fillojë dueli, vetëm fitoren do ta kemi në mendjen tonë”, ka shtuar Angellovski. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button